Deputeti i PD zgjidhet Anëtar i Këshillit Shkencor të Akademisë Bonifaciana

Në cilësinë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në dhjetor të vitit 2012 është nderuar me çmimin Ndërkombëtar te Paqes

Të shtunën më 1 korrik 2017, në Anagni të Italisë Akademia Bonifaciana zhvilloi ceremoninë e mbylljes së vitit Akademik 2016-2017. Me rastin e kësaj ceremonie u ndanë çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. U nderuan personalitete të larta klerikë, akademike dhe shkencore.
Në rubrikën pranime të reja në Këshillin Shkencor të kësaj akademie u bënë pesë pranime të reja. E veçanta në pranimet e reja ishte emërimi i deputetit të ri të Parlamentit të Shqipërisë z.Xhemal Gjunkshi si Anëtar i Këshillit Shkencor të Akademisë Bonifaciana, i cili në cilësinë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Dhjetor 2012 është nderuar me çmimin Ndërkombëtar te Paqes.
Deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi drejtuesit e Akademisë Bonifaciana për vlerësimin e bërë, duke premtuar rritjen e bashkëpunimit me Akademinë Bonifaciana dhe se ky vlerësim “mua me mbush me optimizëm që Shqipëria shumë shpejt do të jetë pjesë e Bashkimit Europian”.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërDiaspora synon investime për uljen e papunësisë në Kosovë