Deputeti i Librazhdit dhe Prrenjasit, Gështenja: Papunësia në kulm! Në 5 zona në Elbasan nuk ofrohet asnjë vend pune 

Nga Lefter GESHTENJA

Qeveria e ka shndërruar në tokë të djegur Librazhdin, Prrenjasin, Cërrikun, Peqinin, Belshin. Nuk ka asnjë vend pune që të rinjtë, të diplomuarit, profesionistët të mund të punojnë, te fitojnë dhe të jetojnë në zonën tonë.

Shikoni të dhënat e vetë qeverisë së papunësisë nga Agjencisë Kombëtare e (Sh)Punësimit.

Në Librazhd, Prrenjas, Peqin, Cërrik, Belsh nuk ka asnjë vend pune të lirë as në shtet, as në privat. I vetmi vend pune është në Gramsh😀.

Treva jonë duhet të ishte ndër më të pasurat e vendit dhe të siguronte me mijëra vende pune në turizëm, bujqësi, tregti apo industri të vogla.

Ky është një realitet që sjell vetëm shpopullim, varfëri, nënshtrim. Ndryshimin e kemi në dorë vetë! Duhet ndryshim me demokratët.

#Librazhd #Prrenjas #Punësim #Ndryshim #Demokratët

Artikulli paraprakNjë krahasim dashakeq
Artikulli tjetërBlerja e 56.8 milionë euro nga Banka e Shqipërisë në gjysmën e parë të vitit 2021 tregon qartë blerjen e votave nga “Rilindja”