“Deputetët të votojnë për vettingun ndaj tyre”, Basha: Politikanët t’i nënshtrohen kontrollit për lidhje me krimin dhe korrupsionin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme përmes një komunikimi në rrjetet sociale se politikanët shqiptarë duhet t’i nënshtrohen vettingut në të njëjtën mënyrë si magjistratët.

Sipas Bashës nuk ka më asnjë alibi dhe çdo deputeti i Parlamentit duhet të shprehet përmes votës për ligjin e vettingut të politikanëve.

Ai u shpreh më tej se përmes këtij ligji do bëhet e mundur që shqiptarëve t’u tregohen cilët janë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e që nuk i shërbejnë interesave qytetare.

“Duhet që politikanët shqiptarë t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll si magjistratët, por edhe punonjësit e gardës dhe policisë. Nuk ka më asnjë alibi, çdo deputet duhet të shprehet përmes votës së tij për ligjin e vettingut të politikanëve. Duhet t’i tregojmë shqiptarëve cilët janë politikanët e korruptuar, të lidhur me krimin dhe për t’i dhënë shqiptarëve një politikë të pastër”, tha Basha mes të tjerash.

Artikulli paraprakMarrëveshja Rama-Meloni/ Qendër refugjatësh që synojnë BE në Shëngjin, deri në 36 mijë persona!
Artikulli tjetërVetingu i politikanëve, Lulzim Basha ka vendosur të flasë me akte