Deputetet e PD-së, Merita Bakiu dhe Andia Ulliri, në mbështetje të protestës së banorëve që preken nga aksi Thumanë-Kashar

Banorët që preken nga aksi Thumanë-Kashar, protestuan sërish ditën e sotme.

Në mbështetje të kësaj proteste ishin dhe deputetet e PD, Merita Bakiu dhe Andia Ulliri, si dhe kryetari i degës së PD, Krujë, Sabah Sheta.

Deputetja Bakiu pati një reagim për mediat lidhur me këtë protestë, të cilën ajo tha se nuk është politike, por në mbështetje të kërkesave të drejta të banorëve.

Kërkesat e banorëve janë:

Të vendoset në dispozicion projekti përfundimtar i rrugës Kashar – Thumanë.

A është parashikuar dalje në autostradën e re Kashar -Thumanë për rrethë 85 (tetëdhjetë e pesë) mijë banorë të Bashkisë Krujë?

Si e parashikojnë zgjidhjen e këtij problemi të jashtëzakonshëm infrastrukturorë për të gjithë banorët e Bashkisë Krujë?”

 

Artikulli paraprakI ftohti i acartë në Bulqizë, rritet çmimi i druve të zjarrit, qytetarët: Kostoja e ngrohjes, e papërballueshme
Artikulli tjetërZgjedhjet e vitit 2025, Pampuri: Në mars do kemi listën e kandidatëve