Denoncimi: Ndihmat po shpërndahen nga kryetari aty ku do partia!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, në Kamëz po shpërndajnë pako me ndihma atyre familjeve që kanë shtëpi nga tre kate e benza 5 apo 6 pistonësh. Sipas qytetarit, këtë punë po e bën kryetari i partisë së lagjes me kryeplakun.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Ja ku shkojne ndihmat ne Kamez!
Aty ku do partia!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor.

Ne radhe te pare te uroj shendet.

Ne radhe te dyte doja qe ta benit publike dicka qe ka ndodh dje me ndihmat qe po shperndan bashkia Kamez. Ketu ne lagjen tone kane shpërndare pako me ndihma atyre familjeve qe kane shtepia nga tre kat e benza 5 apo 6 pistonesh.

Kete pune po e ben kryetari partise se lagjes me kryeplakun. Une per vete nuk jua kam nevojen atyre ndihmave shyqyr te zotit por ka njerez qe realisht kane nevoje per ate pako me i shtyre disa dit me buke.

Artikulli paraprakJa pse Gjermania ka numrin më të vogël të viktimave nga Covid-19
Artikulli tjetër13 raste të reja me Covid-19 në Shkodër, zbulohen detajet…