Denoncimi i Vokshit: Zgjedhje farsë edhe për Bordet e Universiteteve, ministrja emëron kandidatin humbës…

Ish-deputetja Albana Vokshi ka denoncuar një tjetër rast të votimeve farsë që mund ti bëjë vetëm Rilindja e Edi Ramës, që pasi manipuloi votimet farsë që krijoi vetë, tani manipulon edhe votimet në universitete.

Në Universitetin e Korçës tjetër kanë votuar si përfaqësues të tyre studentët për në Bordin e Administrimit të Universitetit dhe tjetër emëron Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

‘Zgjedhjet farsë edhe për Bordet e Universiteteve

Tallja e rëndë e Ministres Shahini me Studentët!!!

Në Universitetin e Korcës tjetër votojnë studentët për në Bordin Administrimit të Universitetit si përfaqësues të tyre… tjetër emëron Ministrja Shahini…

Në foton e parë është vendimi i Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të Universitetit Fan Noli, Korcë, ku fituese me diferencë votash është znj. Konstanca Doku.

Por për Ministren nuk ka rëndësi vota e studentëve. Në foton e dytë është vendimi i Ministres Shahini për emërimin e z. Artur Balli përfaqësues të studentëve ne Bordin e Administrimit.

Ministrja Shahini të bëjë publik arësyetimin mbi ç’bazë e cilat janë kriteret ku është bazuar për skualifikimin e znj. Doku dhe enerimin e z. Balli në Bordin Administrativ të Universitetit??

Studentët Votojnë. Ministrja zgjedh

Të dashur studentë, refuzoni zgjedhjet farsë për Bordet e Universiteteve!! Turp!!’, denoncon Vokshi.

auto a11562864549

auto a21562864554

Artikulli paraprakMinistrja e Ramës mashtron, Berisha publikon dokumentin e rritjes së çmimit të naftës: Kemi të bëjmë me një grup gangsterësh të rrezikshëm…
Artikulli tjetërKoha që Partia Socialiste të kalojë në opozitë!