Denoncimi i fortë/ Të gjitha kullotat janë mbjellë me drogë, banori: Na rrezikohet jeta nga kultivuesit e hashashit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një banori nga Dukagjini, i cili shkruan se, kullotat në komunën Pult janë kthyer të gjitha në plantacione hashashi.

Sipas denoncimit të bërë, është shumë e vështirë për të gjithë banorët e zonës për të çuar bagëtinë në kullota në mal, pasi ju rrezikohet jeta nga kultivuesit e hashashit.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Kullotat mbillen me hashash!

Nuk ka ku te kullose bagetite sepse tokat jane mbjelle me kanabis elektoral.

Lexoni mesazhin  e qytetarit dixhital. sb

pershendetje dokror Berisha,ju uroj shendet te plote ty dhe familjes tane,

une qe po ju shkruaj jam nje banor i dukagjinit me origjine nga fshati Plan i komunes Pult, ose me sakte ne fshatin qe eshte qelluar dhe rrezuar helikopteri i shtetit per arsye te mbjelljes masive te hashashit nga njerez qe akoma nuk jane pas hekurave,

jam qoban bagetish dhe nuk guxoj te dal me bageti ne fshatin tim sepse e i kane mbjedhe gjithe tokat me hashash dhe nuk kam ku ti kullos bagetit, me kercenojne  familjet e forta qe mjellin hashash nese dal me bageti ne token ku kam lindur un, baba,gjyshi e gjith brezat me rralle, e ndieva te nevojshme ta dergoj ty kete mesazh sepse askun tjeter nuk me pin uje fjala, ju lutem anonim sepse me vrasin.

Artikulli paraprakPS fitoi me metodat e Sigurimit! Gazeta e madhe franceze shkrim për masakrën e zgjedhjeve në Shqipëri
Artikulli tjetërThellohet skandali! Ben Blushi dhe pronarja e Top-Channel themelojnë kompani në Tiranë me pronarët e inceneratorëve