Deliri Rama: Pyetja që më mundon është si do kujtohem në histori kur mos të jem Kryeministër

“Do kujtoheni si Kryeministri i Tahirit dhe i Çakos” i tha gazetarja Tare, ndërkohë që Rama i është përgjigjur me fjalët “mirë, mirë” dhe pasi është menduar ka shtuar se e di popullin shqiptar të mençur.

Kryeministri Edi Rama ndodhet i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News

Tare: A jeni penduar per prishjen e pallatit ne Vlore

Rama: Do ta bëja 1 mijë herë po të kthehesha. Kemi bëre shpronësim të ligjshëm dhe ankuesit nuk kanë kontestuar shpronësimin por shifrën. Kanë qenë të pakënaqur me shifrën e përcaktuar nga qeveria për këtë kanë shkuar në gjyq.

Tare: Përse e liruat zotin Cako dhe nuk e shkarkuat?

Rama: Sepse është koha për t’i dhënë një shtytje të re punës së policisë së shtetit.

Tare: A i keni refuzuar shkarkimin e zotit Çako ministrit Xhafaj

Rama: Është gënjeshtër. Nuk kam asnjë marrëdhënie me drejtorin e policisë, nuk do kem kurrë marrëdhënie me drejtorin e policisë

Artikulli paraprakDokumenti, siguracioni i Audit “AA 003 GB” tradhëton Tahirin
Artikulli tjetërGaz Demi kërcënoi gazetaren për drogën e Olsi Ramës