Dekriminalizimi/ KQZ vendos nesër për mandatin e dy kryebashkiakëve të Ramës

Pas bërjes publike nga opozita të dokumentave që faktojnë shkeljet e kryebashkiakëve të rilindjes duket se edhe KQZ do të marrë në shqyertim këto çeshtje pas dokumtacionet të dërguar nga prokuroria.

Njoftimi i plotë nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 16.06.2020, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt-vendimeve:

  1. Per shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Agron Rufat Malaj, me funskion Kryetar i Bashkisë Mat, qarku Dibër, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funsione publike”.
  2. Per shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Kastriot Hasan Gurra, me funskion Kryetar i Bashkisë Librazhd, qarku Elbasan, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funsione publike”.
Artikulli paraprak“Sulmi ndaj bizneseve, sjellje e një regjimi në ikje”, Basha tregon planin e rimëkëmbjes: Moratorium 1 vjeçar për tatimorët
Artikulli tjetërRifillojnë fluturimet nga Rinasi vetëm për rezidentët dhe nënshtetasit e Bashkimit Europian