Deklarata e parë e kryetarit të ri të LDK-së: Do të jemi konstruktiv me të gjitha partitë shqiptare, jo vetëm në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas marrjes së udhëheqjes së partisë, është pyetur nëse deputetët e kësaj partie do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente të vendit.

Abdixhiku ka p remtuar se LDK-ja do të jetë konstruktive, ndërsa ka theksuar se “Kryesia e re e merr vendimin”.

“Ne do të jemi konstruktiv me të gjitha partitë shqiptare, jo vetëm në Kosovë por edhe rajon”, ka thënë Abdixhiku.

“Meqenëse dje janë certifikuar rezultatet dhe sot është zgjedhur kryetari i partisë, ju lus për mirëkuptim, që t’i themelojmë o rganet e reja, të zhvillojmë konsulta fillimisht të brendshme sepse vendimet tona do të jenë kolektive dhe jo individuale, gjithmonë duke respektuar frymën e kontruktivitetit në s kenën tonë politike dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim duke marrë parasysh edhe respektin e ndërsjellë që partitë tjera do ta tregojnë për LDK-në”, ka shtuar ai.

Duke komentuar deklaratat e përfaqësuesit s pecial të SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer se partitë opozitare duhet të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti, Abdixhiku ka ripërsëritur se do të sillen në mënyrë kontruktive.

“Edhe unë po them që do të sillemi në mënyrë konstruktive. Qëllimi është që të jemi konstruktivë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku është zgjedhur sot kryetar i LDK-së, duke marrë shumicat e votave të delegatëve të partisë në Kuvendin Zgjedhor. Kundërkandidatë të tij ishin Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.

Artikulli paraprakThirrja e shkrimtarit të njohur: Barbarizëm me deklaratat për Enverin, votoni kundër PS!
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Metës për “këlyshët e Ndraghetës”…