Deklarata e paprecedent, Arta Marku me shpatë në dorë e shpall opozitën “palë kundërshtare”

Deklaratat e Arta Markut në intervistën e parë medatike ishin të mjaftueshme për ta konsideruar atë një kamikaze që ka vendosur të keqpërdoret politikisht duke u kthyer në një hanxhar politik në duart e Ramës. Në një rast të papreçentë në këto 27 vite, Arta Marku e shpalli opozitën pala kundërshtare duke u shprehur se ajo “pala tjetër” për të cilën i lejon vetes të bëjë edhe komente dhe kritika politikem për qëndrimet e saj në parlament.
Kurrë më parë në këto 27 vite prokurorë që mund të kenë pasur edhe staturë politike nuk i kishin lejuar vetes më parë të bënin deklarata të tilla politike. Ata janë treguar të kujdesshëm të paktën në ballafaqimet mediatike duke e fshehur njëanësinë e tyre politike dhe jo si në rastin e Markut, e cila me shpatë në dorë e shpalli dje opozitën armike.
Cfarë duhet nënkuptuar nga këto deklarata?
Eshtë e qartë se pas këtyre deklaratave është fytyra e vërtetë e Kryeprokurores së komanduar nga keru i qeverisë në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën. Ajo ka ndihmuar opinion publik për të kuptuar se sot në Shqipëri është instaluar një Prokurori politike e aftë për hetime dhe gjyqe politike si në diktaturë.
Duke u pozicionuar me “aplën në qeveri” Arta Marku e ka identifikuar veten si pjesë e një organizate krimnianle në pushtet ndaj së cilës nuk mund të pritet drejtësi dhe as hetime për korrupsionin apo krimin e organizuar të lidhur me qeverinë dhe Edi Ramën. Pranimi i saj për t’u keqpërdorur si një lodër në duart e Ramës i humbet tërësisht besueshmërinë institucionit të Prokurorisë dhe e kthen atë në një vegël të një pushteti të izoluar gjithnjë dhe më shumë tek partnerët ndërkombëtarë.

Deklarata
Kryeprokurorja Arta Marku pohoi mbrëmjen e sotme se me kë është palë. E ftuar në Real Story, Marku u pyet sesi u ndjeh në seancën kur u zgjodh Kryeprokurore, ndërsa tha se nuk dua ta kujtoj atë moment.
“Nuk dua ta kujtoj atë moment, por pala tjetër reagoi shumë keq, prisja të reagonin më institucionalisht”, tha Marku.
Megjithëse drejtuesi i emisionit e pyeti për reagimin e opozitës në seancën e 18 dhjetorit, Kryeprokurorja zgjodhi të përdorë etiketimin pala tjetër, çka nënkupton opozitën.
Dhe në një sallë Kuvendi ka dy palë, opozita dhe pozita. Nëse pala tjetër është opozita, atëherë pala me të cilën është Kryeprokurorja është mazhoranca.
E pyetur në lidhje me vetingun, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, tha se askush nuk e ka kryer proçesin e Vetingut dhe që është në proçes.
Marku shprehu bindjen se nga vetingu ata që nuk do e meritojnë të jenë pjesë e sistemit nuk do të jenë.
Kryeprokurorja tha se nuk ndjehet aspak e komplekuar për shkak të mënyrës sesi është zgjedhur.
“Nuk kam pasur dhe nuk do të kem ndikim nga askush në punën time. Proçedurat e zgjedhjes nuk i caktoj unë, e përcakton Kushtetuta dhe ligji organik”, tha Marku.

Drejtuesi i emisionit e pyeti lidhur me perceptimin se prokuroria po heton vetëm zyrtarë ose të LSI ose të PD e s’ka hetime për zyrtarë të partisë në pushtet, ndërsa Marku u përgjigj “siç e thatë është perceptim i krijuar nga ata që janë në hetim, që janë dëmtuar nga çështjet në fjalë. Të gjitha çështjet e deritanishme janë të vjetra, dosje që nuk i kam gjetur në tryezën time, që kanë qenë prej vitesh në hetim dhe për një arsye ose tjetër i kam gjetur aty, unë s’kam bërë asgjë përvecse s’kam penguar prokurorët të ushtrojnë punën e tyre”.
Do hetojë financimet e PD, por jo të Tahirit për PS me milionat e drogës
Kryeprokurorja e Ramës, Arta Marku deklaroi në të parën dalje publike se Prokuroria po heton financimet e PD, por nuk dha detaje në lidhje me këtë hetim. “Ky është një hetim i ri” tha ajo. Pyetjes së gazetarit Balla se përse nuk hetohen edhe financimet e partive të tjera, Marku nuk ju përgjigj. Me një qëndrim të ngurtë b, me fjali të shkurtra me maksimumi katër fjalë, Marku i është përgjigjur petjeve të gazetarit ku shikohet qartë se ajo është mjaft e kontraktuar. Në asnjë rast, Marku nuk ka thënë se për çfarë shkeljesh ligjore po hetohet PD. Me tepër se një intervistë e kërkuar nga gazetari, nga reagimi i përgjigjeve të markut dukej qartë se është një intervistë e porositur nga rama. Përgjigjet e pyetjeve prej saj janë thuajse të mësuara përmendësh.

Në një rast kur u pyet për dosjen Tahiri dhe ekstradimin e Seitaj, Marku të cilën e kishin përgatitur për përgjigjen mori korrespondencën mes Gjykatës, Prokurorisë dhe ministrisë së Drejtësisë. Nëse ka një hetim për financimet e PD të ngritur mbi një shkrim të një portal amerikan dhe të një deklarate të bërë në Shtetet e Bashkuara, atëhere përse nuk ka një hetim edhe financimet e fushatës nga PS, ku një nga anëtarët e bandës së Habilajve tha se Tahiri shpenzonte 5 milionë euro në një muaj fushatë dhe kjo deklaratë është në tabulatet e Antimafias italiane.
Kryeprokurorja e komanduar nga Rama tha se “po përpiqet të gjejë prova të reja për Gërdecin si dhe për 21 Janarin”. Kjo është një gafë e rëndë politike e Markut sipas të cilës ajo po përpiqet të gjejë prova kundër çështjeve të caktuara për të vënë nën hetim opozitën. Mund të jetë një rast unikal në historinë e Europës së sotme, kur një Kryeprokurore të pranojë të keqpërdoret në mënyrë të tillë edhe publikisht. Çfarë nënkupton fraza, “po përpiqem të gjej prova të reja?”. Duke qenë se në pushtet në të dyja këto raste ka qenë PD atëhere, Marku po thotë se po përpiqet të gjejë prova për të penalizuar një forcë politike me hir apo me pahir.

Kjo bëhet më e rënë pot ë kihet parasysh se këto janë çështje që janë gjykuar nga Drejtësia në një kohë kuyr në krye të Prokurorisë ka qenë një tjetër kryeprokurore ve kontrolluar nga Rama. Atëhere për çfarë provash do të gejjë Marku shumë e shumë vite pas gjykimit të këtyre çështjejeve? Apo këto prova do ja servisë në tavolinë Ulsiu me Taulantin e Ramës dhe ajo do të ngrejë akuzën mbi bazën e tyre? Përmes kësaj deklarate Marku nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka lënë të kuptojë opinionit publik se kemi të bëjmë me një kamikaze politike të vendosur aty nën komandën e Ramës kërkon të rikthejë në Shqipëri Prokurorinë politike.

Artikulli paraprakSupersfida e Kupës së Kampioneve, Juventus-Real Madrid
Artikulli tjetërFirma e ministrit të Ramës që i jep kompanisë ruse të lidhur me Putin naftën shqiptare