“Lagjja me 50 biznese, pa infrastrukturë”, Joni Myshketa: Mungesave e investimeve në infrastrukturë rrugore, ndriçim dhe në mirëmbajtje, është një gjë e zakonshme në bashkinë e Durrësit

Kreu i degës së PD, Durrës, Joni Myshketa, në një postim në Facebook shkruan se mungesa e investimeve në infrastrukturë rrugore, në ndriçim dhe në mirëmbajtje, është një gjë e zakonshme në Bashkinë e Durrësit. Ai ka sjell rasti e një prej lagjeve afër Universitetit “Aleksandër Moisiu”, e cila është me infrastrukturë të shkatërruar. Myshketa thotë se atzy janë vendosur rreth 50 biznese të cilat kanë numrin më të madh të të punësuarve, por që është me shërbime të munguara.

Postimi i plotë i kryetarit të degës së PD, Durrës, Joni Myshketa:

Jemi në aksin më të rëndësishëm në Durrës. Shumë pranë superstradës Durrës – Tiranë, ngjitur me Universitetin A. MOISIU dhe vetëm pak minuta nga qendra. Është aksi rrugor ku janë vendosur mbi 50 biznese te cilat kane nr me te madh te te punesuarve ne te gjithe Durresin eshte zona industriale më e rëndësishme e qytetit. Mungesave e investimeve në infrastrukturë rrugore, në ndriçim dhe në mirëmbajtje, është një gjë e zakonshme në Bashkinë e Durrësit, e cila, edhe pse është një ndër më kryesoret përsa i përket zhvillimit ekonomik në vend, nuk ka parashikuar asnjë zë në buxhetin e saj në këtë drejtim. Situata që paraqitet nga pamjet tregon fare qartë vështirësinë ku gjenden qindra bizenset të cilat jane zëri kryesor I zhvillimit te qytetit, burim kryesor të ardhurash per mijera familje durrsake te punësuara dhe burimi kryesor I të ardhurave të buxhetit të shtetit dhe të bashkisë përmes taksave të paguara, por me shërbime të munguara. Ky nuk është një rast I izoluar siç kemi bërë me dije përmes denoncimeve të njëpasnjëshme. Ky është një realitet i papranueshëm të cilin duhet të gjithë ta ndryshojmë! I bëjmë thirrje që të merren masa të menjëhershme në lidhje me sa më sipër. Partia Demokratike, dega Durrës, është e vendosur për të qenë zëri dhe në krah të çdo biznesi e qytetari! Ne jemi të vendosur për të denoncuar çdo problematik me të cilën përballen qytetarët dhe bizenset durrsake, duke synuar të ndërtojmë një front të përbashkët ku politika të shihet si shërbesë ndaj qytetit dhe qytetarëve. Ftojmë çdo qytetar, biznes të na adresojë të gjitha problematikat me të cilat hasen, që bashkarisht të ndërtojmë alternativën më të mirë në zgjidhjen e tyre duke implementuar sygjerimet tuaja në programin e Partisë Demokratike. Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për këtë!

Artikulli paraprakDetaje/ Belinda Balluku merret mbi tri orë në pyetje nga prokurorët e SPAK. Nga inceneratorët tek korrupsioni dhe abuzimet me tenderat
Artikulli tjetër“Shqiptarët janë populli me kostot më të larta ushqimore në Europë”, Agalliu: PD është e vendosur për ta ndryshuar këtë realitet, me programin për daljen nga kriza sociale dhe ekonomike