Deklarata e fortë: Ndërkombëtarët kanë dokumentuar lidhjen e qeverisë me mafian…

Kreu Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i ftuar në studion e lajmeve të SYRI.net, u shpreh se, qeveria me në krye Ramën, po vepron si organizatë mafioze, ndërsa shtoi se agjencitë e huaja kanë dokumentuar lidhjet e qeverisë me krimin dhe veprimtarinë e saj.
Më tej Çollaku akuzoi edhe Prokuorinë si të kapur nga qeveria, pasi sipas tij nëse një prokuror nuk do të ishte peng i qeverisë gjërat do të ishin ndryshe.
‘Situata është e rëndë. Shteti ka rënë. Këta funksionojnë si një bandë e krimit të organizuar, që ka kapur shtetin. Këta thjesht po administrojnë skandalet, për t’i fshehur ato.
Me këtë bandë në këtë qeverisje gjuha do jetë kjo, dhe është minimumi ajo që ka kërkuar Basha, pra arrestimin e Veliut dhe heqjen e imunitetit të Ballës.
Maksi procesi i Antimafias në Itali filloi nga një dëshmitar kyç, Busheta, i cili ishte pjesë e mafias.
Në këto procese kundër mafias, provat i japin njerëzit e lidhur me ta. Këta njerëz sot kanë pranuar të dëshmojnë, Babalja dhe Alizoti, nuk kanë rëndësi personazhet por faktet që ata nxjerrin, implikimi i institucioneve të shtetit apo të policisë.
Me një prokuror që nuk do ishte peng i qeverisë dhe Ramës, gjërat do ishin ndryshe.
Arta Marku dhe vartësit e saj janë në këto pozicioni si pjesë e mafias për ti fshehur skandalet që po ndodhin. Por betejën e tyre ata do ta humbin dhe nuk do ja dalin dot.
Shqipëria nuk është vend i izoluar, ka agjenci partnere këtu.

Ka edhe më rëndë se kjo që dimë. Këta nuk do të shpëtojnë dot. Ka agjenci të cilat e kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale dhe kontrolluar atë.
Këta njerëz do të vijnë para drejtësisë shpejt dhe nuk do shpëtojnë dot nga llumi ku janë zhytur.
Jemi të bindur që zgjedhje me këtë qeveri në Shqipëri nuk do të ketë. Me këtë bandë nuk ka më një proces demokratik në Shqipëri’, tha Kreshnik Çollaku.
Përsa i përket masakrës së ndodhur në Mat, ku kreu i PS-së së fshatit Shëlli vrau 3 punonjës të bashkisë, Çollaku është shprehur se e gjithë ngjarja është e frymëzuar nga Edi Rama.
Çollaku tregon se, konflikti ka qenë politik e jo siç është bërë publik deri më tani, për shtrimin e rrugës.
‘Ngjarja është e qartë, askush nuk ka dyshime për çfarë ka ndodhur.
Masakra do kishte qenë edhe më e madhe, pasi vrasësi ka tentuar të vrasë më shumë se 15 vetë.
Vrasja është e pastër politike, pavarësisht manipulimit që po i bëjnë mediat këtu në Tiranë. Vrasësi është kreu i PS së zonës, njeri i dhunshëm dhe problematik, me një pirg dosjesh dhe denoncimesh për vepra të shumta, dhe pavarësisht këtyre nuk është arrestuar asnjëherë.
Ai sa herë e shoqëronin dilte për 1 orë nga burgu pasi ishte kreu i PS.
Ky u ka bërë presion punëtorëve të Bashkisë. U ka thënë se po punojnë aty që të fitojnë zgjedhjet. I ka vrarë me bukë në gojë.
Ngjarja është frymëzim i forcës dhe arrogancës se qeverisë. U kemi kërkuar familjeve të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen’, është shprehur Kreshnik Çollaku në studion e SYRI.net.

Artikulli paraprakSi po e mbulon Rama skandalin e audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm
Artikulli tjetërTelefonata e Agron Xhafës për Babalen: Ku je, do të zhduk me familje, përgjigjja e Babales…