Deklarata e fortë e ish-Presidentit që shkarkoi Lleshin: Eshtë ekstremist, nuk është gjeneral

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka thënë se ministri i ri i Brendshëm, gjeneral Sandër Lleshi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Fatmir Xhafën është një ekstremist politik që ka fyer kushtetutën.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në Neës24, Nishani u shpreh se sot nuk ka më rëndësi kush vendoset ministër, pasi ata trajtohen si zëdhënës shtypi. Nishani tha se ka liruar nga detyra Sandër Lleshin sipas ligjit dhe se ky i fundit iu drejtua gjykatës, e cila u mor sipas tij me dekretin e Presidentit në atë kohë.
“Ministrat sot trajnohen si zëdhënës shtypi. Nuk ka rëndësi kush vihet ministër. Personi konkret është një ekstremist politik. Nuk është më gjeneral. Kur ka pasur uniformë u angazhua në aktivitet politik të njëanshëm. Nuk ka fare rëndësi kush bëhet ministër, pasi ministrat rezultojnë të lidhur me krimin. Të dy ish ministrat kanë përfituar nga aktivitetet kriminale. Tashmë nuk ka asnjë vlerë sepse ka humbur çdo sens i besimit dhe i shpresës. Sa më parë qytetarët presin që t’i hapet rrugë shpresës. Lleshi ka fyer kushtetutën duke qenë me uniformë.
Në FA, ushtarakët shërbejnë brenda një termi të caktuar. Nëse nuk merr gradën e caktuar ti del në rezervë. Lleshi e mbylli fazën përkatëse dhe doli në rezervë sipas ligjit. Gjykata u mor me dekretin e presidentit.”- tha Nishani.
Kujtojmë se në Dhjetor të 2013 Gjykata e Tiranës vendosi të shfuqizonte dekretin e ish-Presidentit Bujar Nishani, për lirimin nga detyra të gjeneral Sandër Lleshit, duke pranuar rikthimin e tij në detyrë si zv.shef i Shtabit të Forcave të Armatosura.

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ndodhet sot në studion e emisionit “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në Neës24 për të komentuar zhvillimet e fundit, duke e nisur së pari me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Nishani u shpreh optimist nga kjo lëvizje dhe deklaroi se ky është demontimi i një piramide.
“Së pari unë dua të shpreh për herë të parë ndoshta një lloj optimizmi personal të zhvillimeve politike. Duket se ka filluar një lloj demontimi i një strukture. Unë kam besuar gjithmonë që do të vijë një moment që do të fillojë pika e kthesës. Sepse nuk besoj se ka alternativë tjetër për një shoqëri veçse të dalë nga kauza e anarkisë e anomalitetit. Natyrisht që është një rrugë e gjatë, është nevojë për një kthesë të madhe. Por besoj se zhvillimet e fundit, përfshirë dhe dorëheqjen e ministrit të dytë të brendshëm tregojnë se ka filluar demontimi i kësaj piramide”, tha Nishani, raporton “BalkanËeb”.
I pyetur për arsyet e kësaj dorëheqje, Nishani tha se është e kërkuar nga ndërkombëtarët por përmendi dhe presionin e qytetarëve dhe atë të opozitës.
“Dorëheqja ka dy anë të medaljes, ose dy rrugë. Në analizën time të dyja rrugët të çojnë në një burim, tek kreu i qeverisjes aktuale. Në aspektin e parë politik, dorëheqja e ministrit të radhës të brendshëm është padyshim për shkak të presionit të madh në rritje. Dikush thotë se nuk ka një vizibilitet, se nuk kemi protesta por ka një presion në çdo rrugë, çdo lagje e çdo kafene të njerëzve. Presioni final besoj se ka qenë presioni ndërkombëtar. Patjetër që është e kërkuar. Sot u konfirmua si akt. Por të shikosh procedurën del kryeministri dhe njofton zëvendësin e ministrit”, tha Nishani.

Artikulli paraprakBasha nxjerr videon: Dako i dha leje Avdylajve për restorantin në Durrës, dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet
Artikulli tjetërNishani: Steka tani është tek Kryeministri, si do të largohet