Deklarata e fortë e ish-Drejtorit të Soros për Ramën: Synonte Nobelin me copëtimin e Kosovës

Ish drejtori parë i Soros në Tiranë Fron Nahzi ka deklaruar gjatë nje intreviste të dhënë për gazetarin Robert Papa në FokusTV se Rama synonte të merrte çmimin Nobel për paqe me copëtimin e tokave të Kosovës.

“Rama ëndërronte të merrte çmimin Nobel duke shitur tokat e Kosovë”, thotë ish-Drejtori i Soros për Shqipërinë, Fron Nahzi për gazetarin, Papa.

Gazetari Papa thotë se intrevistën e plotë me Fran Nazin do ta transmetojë ditën e dielën, ora 13.00 në TVT, kanali 89 në platformën e RTSH.

“Rama është një person thuajsa non grata në Kosovë për shkak të pozicionit të dhënies së tokave shqiptare Serbisë. Ai pat zhvilluar bisedime në Beograd me Vuçiç dhe shpresonte se do merrte Çmimin Nobel pasi të arrinte marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës”, thotë Nahzi.

Për herë të parë Shqipëria ka lider kritikues ndaj SHBA dhe duke dashur të bëjë çdo gjë për dëshirën një çmimi Nobel, ashtu si gjithë liderët e Ballkanit kujtojnë se do e marrin atë çmim. “Fokus” u ndal në qëndrimet pro serbe të ambasadorit Grenell.

Nahzi për “Fokus nga Robert Papa” deklaroi se “marrëveshja pa asnjë kuptim futi të drejtat e homoseksuale apo edhe 5G 99.9% e amerikanëve nuk e dinë se ku bie Kosova por administratas e quajti fitore.

Shqiptarët e Miçiganit e paralajmëruan zv. presidentin Pence se “po morën tokat e Kosovës do kishin afro 30 mijë vota kundër nga shqiptarët në Miçigan” Rreziku nuk ka ikur.

Artikulli paraprakKorrupsion dhe shpërdorim parash, shpërthejnë protestat në Bullgari
Artikulli tjetërOpozita e Bashkuar dërgon në Këshillin Politik draftin për hapjen 100% të listave: Të ruhen koalicionet siç janë në ligjin aktual