Deklarata e fortë e gazetarit: Lista e prokurorëve për t’u larguar nga dosja Sullazi erdhi nga qelitë e burgjeve

I ftuar në ‘Fax News’ gazetari Basir Çollaku ka folur lidhur me vendimin e kryeprokurores së Përgjithshme Arta Marku, e cila ditën e sotme ka nisur hetim disiplinor ndaj 10 prokurorëve, ndësa tre prej tyre, pjesë e Krimeve të Rënda janë transferuar nëpër rrethe.
Besim Hajdarmataj u transferua në Pogradec, Sonila Muhametaj në Pukë dhe Olsian Çela në Berat. Vendimi i Markut erdhi pasi prokurorët refuzuan për të hyrë në short për dosjen “Shullazi”.
Referuar këtyre zhvillimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Çollaku tha se, tashmë duket sikur drejtues i saj është Fatmir Xhafaj.
Sipas tij situata është komike pasi kemi 800 prokurorë dhe gjyqtarë por nuk mjaftojnë për dosjen Shullazi dhe Dritan Dajtin.
“Është disi komike, ngjan sikur prokuroria është dhënë me qera, prokurorët hetojnë prokurorët, po kriminelët, bandat, të çosh prokurorët e krimeve të rënda, antimafie, me dele…ata janë investim, nëse Marku do të ksihte konstatuar se këta nuk kanë bërë detyrën dhe kanë bërë shkelje duheshin ndëshkuar jo të transferoheshin. Për Shullazin mbaruan prokurorët, për Dajtin mbaruan gjyqtarët, 800 prokurorë dhe gjyqtarë janë dhe për këta dy nuk gjendet as prokuror as gjyqtarë. Ajo çfarë po ndodh, nuk heq dorë nga mendimi se tashmë prokurorinë e drejton FatmirXhafa”, tha Çollaku.
Sipas tij prokurorët që po mundohen të bëjnë ndonjë punë sepse “jo të gjithë janë me dorën tek bankomati”, po e pësojnë.

“E kishin nxjerrë listën e vettingut, këta prokurorë për Krimet e Rënda ishin për të shkuar tek dora e partisë, vettigu. Njëkohësisht në krahun tjetër kishim listën e atyre që do të hidheshin në short për të shkuar në gjykatë për të marrë dosjen Shullazi dhe për të kërkuar dënimin për veprat penale për të cilat akuzohet. Ç’ka ndodhur? Edhe dosja Tahiri tani është jetime nëse marrim në konsideratë se si filloi dhe kush e filloi, kush ishin prokurorët. Dosja Shullazi i kishte prokurorët, Elisabeta Imeraj shkarkohet duke u bërë prokurore e Tiranës, Eneid Nakuçi shkarkohet duke u sëmurë. Pastaj prokurorja komadon Hajdarmatj që të përfaqësojë akuzën në gjyq dhe jemi në short, mos vallë edhe vettingu edhe shorti hidhen nga qelia 313, nga qelitë e 302? Se nuk ka shkak tjetër, ta prishësh punën në këtë farë feje, edhe bandat do e kishin bërë më me terezi”, u shpreh Basir Çollaku.
Sipas tij transferimi i prokurorëve ka dhe kosto ekonomike për vendin.“A kemi bërë një llogari sa qindra e mijëra euro na kanë kushtuar këta prokuror, kush e bën hesapë”, u shpreh ai.
Dosja Shullazi ishte përfundur së hetuari, ishte bërë gati për dënim, ishte draftuar edhe në sasi në shifra e viteve të dënimit, që do kërkonte akuza. Por siç ndodh në sistemin tonë të drejtësisë ku edhe dosjet edhe projektvendimet shkojnë të verifikohen në bordin e mafias, e kanë marrë vesh, dhe si do I marrin masat? T’i çojmë të hetojnë për ndërprerjen e tubit të ujit, për ndërprerje të paligjshme të energjisë, e tjerë”, u shpreh Çollaku.
Sipas tij Arta Marku nuk ka tagër që të bëjë gjithë këto lëvizje por sipas Çollakut nuk është ajo që i merr vendimet pasi nuk është çudi që edhe listën se ku do shkojnë këta prokurorë e kanë bërë njerëz të botës së krimit nga burgjet.

“Zonja që është në krye të prokurorisë nuk ka të drejtë që të bëjë gjithë këtë rrokopujë se këta nuk kanë qenë të gjithë të komanduar, po sikur që këtya të bëjnë kallëzim në Prokurori kundër shefes, cili do hetojë”, tha Çollaku.
“Ne presim që këta do na gjejnë një prokuror, që do na gjejnë një prokuror që do na dënojnë edhe Shullazin edhe Dajtin, edhe Habilajt, edhe Tahirin, jo, gënjejmë vetveten. Se këta marrin vendimet se si do emërohen, mos t’ju them që ja kanë bërë edhe listën ata që janë nëpër burgje së ku do bëhen emërimet, mos t’ju duket shaka, e dini se ka të burgosur që u thonë policëve ku do shkosh, do shkosh këtu apo atje. Kjo është e rëndë por kur ke një maxhorancë që e ka krimin aksioner në pushtet nuk është çudi që po ndodh”, u shpreh gazetar.
I pyetur se përse Besim Hajdarmataj ka hequr dorë, gazetari tha se ka diçka edhe teknike që është bërë me dije.
“Ka dhe diçka teknike, mund të jesh duke u përfaqësuar çështjen në gjykatë por ndërkohë është duke u hedhur shorti dhe ty ta heqin nga dora dosjen, është një mish mash aty që nuk është bërë nga padija. Si të mbarojnë të gjithë prokurorët? Si të mbarojnë të gjithë gjyqtarët? Por pas dy muajsh mbarojnë afatet dhe do ndryshohen masat e sigurisë, dhe Shullazi dhe Dajti me shokët e tyre pastaj dalin, se jemi mjeshtra ne për skadim afatesh dhe do ndryshohet masa e sigurisë se duhen larë borxhet. Kështu është kur bandat të paguajnë shtëpinë”, u shpreh Basir Çollaku.

Artikulli paraprakDinjitet i shqyer i një qeverie të shqyer….
Artikulli tjetërNastradini, gozhda, Rama dhe Fusha!