Deklarata e fortë e Berishës: Vrasjen e ministrit Krasniqi e organizoi Fatos Klosi, çfarë më kërkoi para se të vritej

Vrasja e ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, vazhdon të mos zbardhet as sot e kësaj dite, ndërkohë që nga Shqipëria është kërkuar shpesh që t`i hapë dosjet, përse nuk është zbardhur ky rast z. Berisha?

Vrasjen e Ahmet Krasniqit e ka organizuar kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar Kombëtar Fatos Klosi. Kjo është qind për qind e sigurt.

Ahmet Krasniqi shoqërohej me oficerë të SHIK-ut, Ahmet Krasniqit me një urdhër po nga ky një natë më herët iu morën armët. Ahmet Krasniqi, u vra te dera e shtëpisë ku e kishte strehuar shteti shqiptar. Kështu që ajo ishte një vrasje. Se cili ishte ai që shkrehu karikatorin nuk e di.

Por, në qoftë se ka një gjë që duhet ta hetojë Gjykata e Hagës, mendoje se është kjo. Pse, sepse gjithçka është organizuar nëpërmjet këtij personi. Jepen motive të ndryshme, por motivi më i besueshëm, një porosi serbe për këtë punë.

U shfrytëzua një moment turbullire këtu, një javë pas vrasjes së Azem Hajdarit, e vranë një njeri të shkëlqyer. Unë e kam njohur atë, e kam takuar disa herë. Ai ishte një burrë fisnik, një njeri i cili tek unë kishte ardhur, me të vetmen kërkesë: “Na ndihmo të pajtohemi njëri me tjetrin, se ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë dhe të kemi një front të përbashkët kundër Serbisë”.

Këto ishin kërkesat e tij, një njeri fjalë pak, njeri punë shumë dhe që e eliminuan. Mrapa për fat të keq jam përpjekur, por problemi ishte ser prokurorin e kishte Partia Socialiste, nga Dhori Sallaku te Ina Rama, të cilët në mënyrë absolute kishin një mision që të mbulonin krimet e Partisë Socialiste, të kryera në Shqipëri. Kjo është e vërteta për Ahmet Krasniqin.

“Bota sot”: Çfarë dini për rastin e vrasjes së gazetarit, Ali Uka, i cili në kohën kur u vra ishte cimer i tash President i Kosovës, Hashim Thaçi?

Sali Berisha: Një vrasje shumë tragjike. Ai u vra në mos gaboj në korrik ose qershor, 1997. Është e vërtetë se thuhej që flinte në dhomë me Hashim Thaçin. Di që u hap një proces gjyqësor i cili shkoi deri në Gjykatën e Apelit, dhe nuk kam të dhëna se kush e ekzekutoi.

Por, e sigurt është se ajo ishte një vrasje politike. I ati erdhi njëherë u interesua por më nuk erdhi. Por, askush nuk e ka kërkuar dosjen Nuk e di se a është thirrur Hashim Thaçi nga organet e drejtësisë për t`u interesuar për këtë rast.
“Bota Sot”

Artikulli paraprakBerisha: Thaçi dhe Rama, dy argatët e Beogradit për Serbinë e Madhe
Artikulli tjetërGjermania e prerë: S’ka demokraci në Shqipëri, të dënohen blerësit e votave