Deklarata e fortë e Berishës, tregon bisedën me ambasadorin: Më tha se do të arrestohet Dako

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë publike në “Debati” në “Channel one” deklaratën e një ambasadori të rëndësishëm në një takim me të. Berisha tha se ambasadori i kishte thënë se “do të arrestojmë Vangjush Dakon”. Berisha nuk dha emrin e ambasadorit, por tregoi pjes ëtë bisedës me të. Ish-Kryeministri kishte reaguar pas deklaratës me ambasadorin duke thënë se do të ishte e pamundur që të arrestohej Dako për shkak të lidhjeve me Ramën. “Përgjigjja e ime për ambasadorin ishte se nuk mund të lejojë Rama të arrestohet gjysma tjetër e tij. Koha më dha të drejtë mua”, tha Berisha.
Deklarata e Berishës është një dëshmi e qartë se tashmë janë ndërkombëtarët ata që po reagojnë për dosjet e lidhjeve të krimit të organizuar me njerëzit e Ramës në qeveri dhe në pushtet. Berisha tha se ishte pikërisht kërkesa për arrestimin e Gjushit që largoi Xhafën nga ministër i Brendshëm.
Berisha tha më tej se, çdo ditë kanë dalë dhe do të vijojnë të dalin dosje të cilat tregojnë se si kjo mazhorancë ka punuar për blerjen e votave dhe presionin ndaj votës së lirë të qytetarëve.
‘Nëse e merr në raport me zgjedhjet situata është katastrofave, pasi çdo javë po dalin dhe do dalin dokumente zyrtare ku e gjithë nomeklatura e sotme e pushtetit është e angazhuar në blerjen e votës, në këtë kontekst mund tu kujtoj se bashkia e Gjirokastrës ka 7 bashki dhe Tirana me 1 milionë banorë ka 4 bashki, kjo tregon një ndarja administrative katastrofave.
Shqipëria po ecën me shpejtësi mbrapa dhe po shënon rekorde më të zeza se tjetrin. Me këto që po ndodhin vetëm sapo trashen muret e ndërtuara që kanë bllokuar Shqipërinë për në BE. Kështu që nëse e marrim në këto dy procese madhore kombëtare, për ne nuk mund të ketë proces tjetër tjetër më jetik se integrimi. Këto 6 vite dyert i ka mbyllur dhe po i mbyll Edi rama’, deklaroi Berisha.

Çështjen e djalit nuk ja publikova unë, por gazetari më i afërt i Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar sërish se nuk ka qenë ai që i ka publikuar kryeministrit Edi Rama çështjen e djalit të tij, këtë gjë e ka bërë një gazetar shumë pranë kryeministrit.
Këtë deklaratë ish-kreu i qeverisë e ka bërë gjatë emisionit ‘Debat’ në Channel One.
‘Ai del nga studio në studio dhe akuzon Sali Berishën se i ka përmendur çështjen e djalit, por në fakt atë ia ka nxjerrë gazetari më i afërt që ai ka sot në krahë. Por ti mohosh djalit kafshët e gojës kjo është kafshërore. Ai ja njohu kafshatën vetëm kur Ilir Meta i tha që po nuk i njohe kafshatën djalit nuk t6ë mbështes në garën për kryetar bashkie. Ndërkohë Rama sot po e përdor’, u shpreh Berisha.
Gjatë përballjes me gazetarët në emisionin “Debat” në Channel One, ish-kryeministri ka thënë se e kanë informuar që Rama librin ‘Kurban’ e ka të kopjuar.
Sipas tij ekspertë të stilit dhe të frazës kanë dalë në përfundimin se ‘Kurbani’ i Edi Ramës është i shkruar me stilin e Ardian Klosit, i cili ka qenë një nga miqtë e ngushtë të kryeministrit.
‘Edhe kurbanin më kanë thënë që e ka të kopjuar. Lexo vetëm pak frazën e Ardian Klosit. Meri të dy librat veri në tavolinë. Nuk kam lexuar asnjërin as tjetrin, por ekspertë të stilit dhe të frazës më thonë se është identik’, tha Berisha.

Pjesë nga intervista e ish-kryeministrit Berisha
Për ambasadorin që do arrestonte Dakon
Tani po tregoj bisedën time me një ambasador të rëndësishëm. Nuk po e tregoj emrin por është nga ambasadorët më të rëndësishëm në Shqipëri. Po flisnim për krimin. Do arrestojmë Vangjush Dakon, më tha. I them çfarë? Ai përsëriti: Do ta arrestojmë Dakon. Mission impossible (Mision i pamundur) i them unë. Pse, më tha. Ja po ta them: A ke dëgjuar ndonjëherë në botë që mund të arrestosh gjysmën e një njeriu? Jo, tha. Por kjo është si të arrestosh gjysmën e Ramës. Mund të arrestosh Ramën, por jo gjysmën e tij. Nuk ka njeri në botë që nuk e di që Gjushi e peshon në kandar Edi Ramën. Gjysma e Ramës është Vangjush Dako dhe gjysma tjetër e tij është Arben Ahmetaj.
Për Bashën dhe “Rrugën e Kombit”
Kur e kam caktuar ministër të Punëve Publike e thirra dhe më pyeti: Përse unë këtu? Për këtë rrugën. Kjo është gjithçka, i thashë. Ne do ta ndërtojmë këtë rrugën me çdo kusht. Kur i shkoi Orsalia në zyrë dhe i tha çfarë e ke këtë hartë, Basha iu përgjigj (E mbante hartën edhe në tavolinë dhe në mur): E kam këtë hartë për të më kujtuar misionin tim kryesor, ndërtimin e rrugës. Lulzim Basha ka dhënë një kontribut shumë të madh në atë vepër. Ka patur kundërshti të mëdha. Unë isha i vendosur edhe sikur të ikte Banka Botërore, unë do ta ndërtoja rrugën. Por Lulzim Basha bindi përfaqësuesit e Fondit Monetar. Kjo është meritë e madhe e tij, edhe për shumë të tjera, por kjo është më e madhja. Basha nuk u doërzua ndaj asnjë presioni për tu tërhequr nga ndërtimi i rrugës. Dhe së treti e ndoqi bashkë me financat procesin. Basha ka një meritë historike të padiskutueshme sepse e zbatoi një projekt që është sot korridori më vizibël i Ballkanit.

Për Bashën si lider të opozitës
Në lidershipin e PD ndodhi ndryshim gjeneracional. Basha është gjenerata juaj. Nuk është gjeneratë e imja. Basha përfaqëson gjenerëtën e tij. Mund ta akuzosh Bashën për shumë gjëra por nuk mund ta akuzosh se po imiton Sali Berishën. Çka unë e përgëzoj. Sepse ai nuk duhet të më imitojë mua. Ai ka krijuar konturin e vetë të opozitarizmit. Nuk ka humbje të përhershme dhe nuk ka fitore të përhershme në politikë.
Për bashkëpunimin e Bashës me Ramën
Po ju tregoj me sinqeritetin më ta madh në 2013 kur Basha është zgjedhur kryetar i PD. I thashë: Nëqoftëse Edi Rama këput lidhjet me krimin ne do vendosim një bashkëpunim përsa u përket çështjeve të integrimit evropian sepse kemi qenë lokomotivë e këtij procesi.
Për Edi Ramën dhe të atin
Nuk mban përgjegjës djalin për babain. Por ai duhet të kërkonte falje për atë që bëri I ati. I takonte të kërkonte ndjesë publikisht. Në vitin 1991 në takimin me intelektualët, e ndjera Fatbardha Shkurti I kërkoi Edi Ramës të dënonte aktet e babait. Sepse jam unë që unë kam pësuar persekutimin e tij. Unë nuk kam prirje për të akuzuar djalin për të atin, por djali duhet të kërkoj falje për ato që ka bërë ia ti dhe ti dënojë ato. Unë flas për neobllokmenët dhe bastardët. Baballarët e tyre kanë kryer krime konkrete. Mehmet Shehu ka vrarë me dorën e vet. Mehmet Shehu ka prerë këmbën një personi gjatë luftës, është me dokumente. Ka pushkatuar në rastin e Bardhok Bibës. Në raste konkrete duhet të kërkohet falje. Në rastin e Kristaq Ramës nuk kanë firmosur të gjithë. Pas Ramiz Alisë ka firmosur ai të cilën mund të mos e bënte.

Për djalin e Edi Ramës
Ky njeri del studio më studio dhe akuzon Sali Berishën se I ka përmendur çështjen e djalit. E para e punës, unë u them shqiptarëve në mënyrë absolute ia ka publikuar për herë të parë gazetari që ai mban sot më afër. (Ndërhyjnë gazetarët duke i thënë se në atë kohë ai gazetari ishte shumë pranë jush). Ta dinë të gjithë shqiptarët se po ta kisha ditur para atij gazetarit unë atë do tia kisha plasur në fytyrë jo një herë por 100 herë. Sepse ka një vijë të kuqe për çdo njeri në planin njerëzor. Kjo vijë e kuqe është të mos i mohosh kafshatën fëmijës tënd dhe ia ka mohuar për vite të tëra kafshatën derisa është bërë ministër dhe ia ka njohur kafshatën atëherë kur Ilir Meta i ka thënë nuk të mbështes për kryetar bashkie nëqoftëse përfundimisht nuk zgjidh këtë problem dhe e ka zgjidhur. Makabriteti është që e përdor tani këtë që të zgjojë emocione në doktrinën e pas të vërtetës ku nuk ka rëndësi fakti dhe e vërteta, por kanë rëndësi emocionet që nxit me atë që bën.
Për kopjimin e librit ‘Kurban’
Më thonë që librin ‘Kurban’ Edi Rama e ka kopjuar. (Ndërhyn gazetari Qafoku dhe i thotë që zoti Berisha kjo nuk është fare e vërtete sepse nuk vihen ne dyshim formimi dhe stili i Edi Ramës). Lexoni zoti Qafoku frazën e Ardin Klosit. Vendosi të dy në tavolinë. Ekspertët e stilit dhe të frazës duan të thonë se është identike. Këtë fjalinë që thoni ju me 450 fjalë një fjali është vetëm e stilit gjerman. Klosi si i asaj fushe shkruante kështu por Rama e ka kopjuar.

Për Fatmir Xhafën dhe videon
Flitet se ekziston një video e Gjyshit dhe Olsit. Pra Gjushi bashkë me Olsin. (Ndëhryja e Qafokut: Doktor kjo nuk është serioze, si mund të thoni ‘flitet’ dhe të shprehnin një gjë kaq të rëndë?) Po të jetë për mua njeriu që dua ta zhduk brenda 5 minutave nga ajo detyrë është Gramos Ruçi. Por unë nuk mund të them se flitet se ka një video për Gramos Ruçin dhe Olsin. Unë them atë që flitet që ka një video të Gjushit me Olsin. Unë nuk mund të them se një ditë kjo video mund të dalë por opozita tani për tani nuk e ka.
Për largimin e Ramës me dhunë
Nuk jam absolutisht për marrjen e pushtetit me dhunë. Unë jam për rrëzimin e pushtetit. Rrëzimi I pushtetit dhe marrja e pushtetit janë dy gjëra të ndryshme. Nuk do doja kurrë të shihja PD-në në pushtet jashtë votës së qytetarëve. Por rrëzimi i kësaj qeverie, krijimi i kushteve për zgjedhje që mund të votojnë të lirë qytetarët ky është misioni I opozitës.
Për parullën e “Partizanit”
Partizani është skuadra që e drejton i vëllai i Ramës. Është hera e parë në histori që tifozët shqiptarë dalin me parulla raciste. Aq më tepër kur e bëjnë tifozët e Partzianit në një kohë kur idhulli i tyre një sport dhe i Sali Berishës është Panajot Pano, një minoritar grek. Pano vinte në një klub që ishte afër shkollës sime dhe e thoshte që jam minoritar. Ai nuk e fshihte. Nuk kam qenë tifoz i asnjë skuadre, pork am qenë tifoz i Panos shumë. Ai kishte një sprint të jashtëzakonshëm dhe një dribliues që nuk e ka parë fusha e futbollit. Dhe ai ishte minortitar grek.

Për George Soros, shpallja non grata në 1993 të dy përfaqësuesve
Soros është kryespekulanti i Botës. Ai është një mizor që ka hedhur në varfëri miliona qytetarë në Tajlandë me krizën që i krijoi. Bëri gjithçka me spekulimin e tij të shembë Bankën e Anglisë dhe stabilizonte sistemin monetar në Malajzi. Ai është një monstër. Ai ka produkt Edi Ramën në Shqipëri dhe është armik i sistemit demokratik. Po të kthehemi pak në vitin 1990. Erdhi këtu dhe pavarësisht një incidenti shumë të rëndë që para me të. Në vitin 1993 kur isha president i Republikës i përzura dy zyrtarë të vetë nga Shqipëria, ia shpalla non grata Fred Abrahams dhe Fram Nassi. Sepse shërbimet e kapën duke i dhënë informata rezidentit jugosllav në Tiranë. Ata ishin përfaqësuesit kryesorë të Sorosit në Shqipëri. Erdhi vetë Soros në Tiranë dhe i mori me avion të posaçëm. Soros ndihmonte kopjen e vjetër të komunizmit. Krijoi dhe ndihmoi dhjetëra shoqata simotra të Partisë Socialiste. Ai bëri një dëm të pakompesueshëm për demokracinë. Në PD nuk ka patur asnjë lidhje. Basha e ka mohuar që të ketë lidhje me Sorosin apo të jetë financuar në arsimimin e tij.

Për Hashim Thaçin
– Thashi është argat i Vuçiç, e kam thënë në Krans Montana. Unë kam thënë atë që kam thënë. Fatkeqësia e shqiptarëve janë shqiptarët. Argati dhe Bernabiç sulmuan Gjermaninë. Lexojeni, keni shkrimin me pretekstin që nuk po i lënë të krijojnë Serbinë e madhe. Unë nuk kam asgjë personale me njeri. Por kjo doli haptas. Unë mbroj interesin tim kombëtar. Dhe interesi im kombëtar në këtë periudhë është më i kërcënuar se nga kushdo tjetër. Është i kërcënuar nga argati i Beogradit në Prishtinë të cilët çdo ditë po heqin fytyrën dhe maskën dhe nxjerrin pazaret e flliqëta që kanë bërë për të krijuar Serbinë e Madhe. Dhe unë aty kam patur edhe përfaqësues serb të Bosnjës. Dhe ja thashë: Sigurisht që juve ju vjen mirë të ndodhë kjo sepse ata qëllimin e kanë të marrin Bosnjën. Se ato 4 komuna çfarë iu duhen serbëve? Ato iu duhen për të marrë Bosnjën, për të krijuar precedentin. Po që shqiptarët të ndihmojnë në krijimin e Serbisë së madhe nuk ka më antishqiptar se ai që e bën këtë.

Artikulli paraprakPërplasje Rama-Kryemadhi, aktivistja e LSI: Edhe një Eleonorë që e kishin ca të tjerë, tani e ka ai në shtëpi!
Artikulli tjetërTahiri nuk e mohon se i la skafin e tij kreut të grupit të drogës