Debouchy drejt largimit nga Arsenali

Man. City hedh sytë nga Monaco. Tekniku i Citizens, Pep Guardiola i ka kërkuar drejtuesve të klubit, të transferojnë mbrojtësin Benjamin Mendy. Më herët tekniku katalanas, në listën e tij të dëshirave kishte Danny Rose të Tottenham, por transferimi i tij duket i vështirë.
Arsenal mirëpret oferta për Mathieu Debouchy. Mbrojtësi i “Topçinjve” të Londrës duket se nuk është më në planet e trajnerit, Arsene Wenger. Sezonin e tij të fundit, 31-vjeçari luajti në kampionatin francez tek skuadra e Bordeaux, në formën e huazimit. E ardhmja duket se do të vazhdojë të jetë pikërisht në Ligue One, por këtë herë tek Nice. Marrëveshja mes palëve duket e vështirë, por jo e paarritshme duke qenë se tek Arsenal për Debouchy nuk ka më vend.
Ross Barkley nuk i bashkohet ekipit në fazën përgatitore. Mesfushori i Everton, për shkak të disa problemeve fizike nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës, për fazën e dytë përgatitore. Në fakt mediat britanike aludojnë se e vërteta është ndryshe. Barkley nuk i bashkuar ekipit sepse më shumë gjasa ai do të largohet në drejtim të Tottenham. Nëse një gjë e tillë ndodh, në arkat e Everton do të shkojnë jo më pak se 60 milionë euro.
West Ham shumë pranë transferimit të Javier Hernandez. Mes Chicharitos dhe klubit anglez është arritur akordi, tashmë pritet vetëm përgjigjja e drejtuesve të Bayern Leverkusen. Për ta lënë të lirë sulmuesin, Aspirinat kërkojnë 15 milionë euro.
Ndërkohë, Liverpuli po dështon në merkato. Me vetëm dy blerje të shtuara në kontingjentin e klubit, askush mes tifozëve të Liverpulit nuk beson se skuadra do të jetë në gjendje të luftojë për titullin, por edhe pse me një merkato të qetë, trajneri Jurgen Klop është optimist. “Reds” e mbyllën kampionatin në vendin e katërt sezonin e kaluar dhe pas blerjes rekord të Mohamed Salah dhe sulmuesit Solanke, kanë qenë thuajse inekzistentë në treg.
Hera e fundit që Liverpuli shpallej kampion ishte para 27 vjetësh, por nëse këtë vit nuk ndodh një mrekulli, etja e tifozëve për trofe do t’i afrohet dekadës së tretë.
Endi Robertson i Hull Sitit, Nabi Keita i Lajpcigut janë mes emrave të lakuar për merkaton. Liverpul ndërkohë u detyrua të kërkonte falje publike ndaj Sauthempton, për avancimet ndaj Van Dajk, që kulmuan dhe me ndërprerjen e tratativave për blerjen e mbrojtësit. “Nuk zhgënjehem kollaj pasi e di që ky është tregu i futbollit. Ndonjëherë funksionon dhe ndonjëherë duhet të pranosh situatat. Unë jam i relaksuar pasi kemi afat deri më 31 korrik”.

Artikulli paraprak2 goditje në një ditë
Artikulli tjetërSHBA: Po respektohet marrëveshja me Iranin