Dani Alves sjell paqe tek PSG-ja

Dani Alves rikthen harmoninë në radhët e Paris Saint Germain. Debati dhe tensioni që përfshiu klubin parisien pas përplasjes mes Edinson Cavanit dhe Neymar se cili prej tyre do ta godasë 11-metërshin, mesa duket është një kapitull i mbyllur dhe në radhët e skuadrës është rikthyer sërish harmonia. Ai që ka menduar për të risjellë paqen ka qenë pikërisht personi që vendosi dhe se kush do ta godiste penalltinë, Dani Alves.
Braziliani, i cili tashmë konsiderohet dhe si lider në dhomat e zhveshjes së parisienëve, ka organizuar një darkë, në një restorant pranë Harkut të Triumfit. Darka ashtu edhe siç është zakon për shumë klube, u realizua për ta bashkuar akoma edhe më shumë ekipin, ku përpara i pret një sezon i gjatë dhe me shumë pretendime. Ky organizim nuk ishte i rastësishëm sepse vjen vetëm pak ditë pas debatit që përfshiu dy sulmuesit, në mënyrë që këta të fundit të sqarohen me njëri-tjetrin dhe ta hedhin pas krahëve këtë moment dhe PSG t’i rikthehet sërish harmonia.

Artikulli paraprakA do të ketë rinegocim të marrëveshjes bërthamore?
Artikulli tjetërLorik Cana mund të rikthehet tek Lazio