Crotone siguron qëndrim

Crotone arriti të sigurojë qëndrimin në Serinë A italiane duke bërë një kthesë të jashtëzakonshme në fazën e dytë të kampionatit. Skuadra e Nicolës fitoi 3-1 në javën e fundit ndaj Lacios, por dhuratën e vërtetë ia bëri Palermo, që mundi 2-1 Empolin duke bërë që toskanët të rrëzohen një kategori më poshtë. Crotone bëri detyrën në shtëpi përballë Lazios falë dhe dy golave të shpejtë të Nalinit dhe Falcinellit. Realizimi i 23-të sezonal i Immobiles vuri pak në tension Crotonen, por në pjesën e dytë sërish Nalini i dha fitoren të tijve, teksa në stadium vinin lajmet se Palermo kryesonte 2-0 ndaj Empolit pas golave të Nerstorovskit dhe Henriques.
Finalizimi i Krunic për Empolin gjithsesi nuk e ndryshoi fatin e sezonit me Crotonen që shpërtheu në festë për qëndrimin në Serinë A. Sa i përket zonës Champions, Roma me një gol të Perottit në fund siguroi vendin e 2-të në klasifikim kundrejt Napolit që mundi 4-2 në transfertë Sampdorian, teksa u rendit i 3-ti. Inter gjithashtu mbylli me një fitore pa vlera sezonin teksa mundi 5-2 Udinesen në shtëpi, ndërsa Milani u mund 2-1 në Cagliari në një tjetër ndeshje që u zgjidh në fund.

Artikulli paraprakEksportuesit, të shqetësuar për orarin e kufizuar për deklaratat doganore
Artikulli tjetërLegjenda Totti largohet pas 24 vitesh