Covid-19/ Të rinjtë nga Shkodra në ndihmë të moshuarve të vetmuar (Foto)

“Alternativë Pro” është organizata që nuk e ka marrë ‘pushim’ periudhën e karantinimit prej koronavirusit. Edhe pse kanë filluar punën e tyre në terren më shumë se një vit më parë, të rinjtë kanë qënë një ndihmë gjatë periudhës së koronavirusit.

Ata kanë shkuar në çdo shtëpi me të moshuar duke iu ardhur në ndihmë për çdo nevojë dhe asistencë shëndetësore duke u matur diabetin, tensionin etj. Kanë qënë 150 vullnetarë ata që kanë marrë përsipër që të kujdesen për mbi 100 të moshuar në Shkodër.

Ndërkohë që ftojnë për ndihmë edhe moshatarët e tyre që të bëhen pjesë e punës së tyre. Motoja e tyre është; Eja dhe ti!

2 22

3 10

Artikulli paraprakBasha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Akademikut Gudar Beqiraj
Artikulli tjetër15-vjeçari me 120 km orë, humb kontrollin dhe përfundon në kanal