15-vjeçari me 120 km orë, humb kontrollin dhe përfundon në kanal

Nuk është hera e parë që raportohet për lajme kur automjetet përfundojnë në duart e fëmijëve apo adoleshentëve. Një ngjarje e rëndë është regjisttruar sot në ish-kënetë të Durrësit. Një adoleshent 15-vjeçar ka qenë duke ngarë një makinë me shpejtësi 120 km/h çfarë ka shkaktuar edhe daljen e mjetit nga rruga.

Automjeti ka përfunduar në kanal ndërsa fatmirësisht nuk raportohet dëm në jetë njerëzore. Sipas një qytetari në vendin e ngjarjes, adoleshenti po ngiste me shpejtësi automjetin në një rrugë lagjeje ku ka shumë fëmijë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe një karrotrec e cila po punon për nxjerrjen e mjetit prej kanalit.

Mesazhi i tij për JOQ Albania: Prsh JOQ deshiroja te ndaja me ju nje video ku nje 15 vjecar ngiste makinen ne nje rruge lagjeje me 120 km dhe perfundoi ne nje kanal ngjarja e ndodhur Durres Kenet dhe ne ate lagje ka shm femij ju lutem publikojeni anonim ju lutem.

Artikulli paraprakCovid-19/ Të rinjtë nga Shkodra në ndihmë të moshuarve të vetmuar (Foto)
Artikulli tjetërBushi i Ramës shpall fituesin e tenderit para se të hapen zarfet! Miliona euro për ruajtjen e ekskavatorit