Covid-19/ Shpërthen mjeku i njohur: Kë të besojmë, shkencëtarët e Harvardit apo shkencëtarët e Komitetit?

Mjeku i njohur, Erion Dasho ka reaguar në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë nga një anëtare e Komitetit Teknik për koronavirusin.

“Dje, një mjeke infeksioniste, anëtare e Komitetit Shqiptar të Ekspertëve, deklaroi në një emision televiziv se transmetueshmëria e COVID në verë nuk do të ulet.

Ndërkohë, Universiteti i Harvardit ka ndërtuar një model që përllogarit se në Shqipëri, gjatë verës transmetueshmërinë e COVID do të ulet me rreth 30%.

KË TË BESOJMË??!! SHKENCËTARËT E HARVARDIT APO SHKENCËTARËT E KOMITETIT??!!

A KA DIÇKA TË BAZUAR MBI EVIDENCA PËRGJIGJA SHQIPTARE KUNDËR COVID??!!”, shkruan mjeku.

Ekspertët e huaj thonë se, virusi përhapet më pak në verë, por druhen se mund të ketë një valë tjetër kur të nisë vjeshta dhe dimri.

 

Artikulli paraprakMbyllet gjykata e Apelit Durrës dhe ajo e Kavajës, infektohen me Covid-19 dy gjykatës
Artikulli tjetërSpahia: Qeveria i është dorëzuar Covid-19 dhe po fajëson pacipërisht qytetarët!