Covid-19/ Presidenti Trump ultimatum OBSH!

Presidenti i Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër kreut të OBSH duke e kërcënuar që të tërheqë përfundimisht fondet e SHBA mbi Covid-19.

Letra që u publikua në Twitter përshkruan një afat 30-ditor që organi të angazhohet për “përmirësime thelbësore” ose të rrezíkojë të humbasë miliona dhe anëtarësimin e ShBA-së.

Drejtuar shefit të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, letra krítikon fazat e përgjigjes së trupave ndaj kòronavirusit që prej muajit dhjetor. Ditën e hënë, presidenti Trump e quajti organin shëndetësor “një kukull të Kinës”.

Presidenti, i cili përballet me zgjedhje elektorale këtë vit është krítikuar për mënyrën se si e ka menaxhuar pándeminë dhe ka fajësuar Kinën për përpjekjen për të mbuluar shpërthimin dhe ka akuzuar OBSH që nuk ka mbajtur përgjegjësinë. Kina ka mohuar vazhdimisht akùzat, duke argumentuar se janë publikuar informacione në mënyrë të hapur, transparente, të përgjegjshme dhe në kohën e duhur.

ShBA ka më shumë se 1.5 milionë nga 4.8 milionë raste të konfirmuara të kòronavirusit në botë, me më shumë se 90,000 vdekje.

Çfarë thuhet në një pjesë të letrës

-Kritikon agjensinë për transparencë dhe mungesë bashkëpunimi ndërkombëtar

-Akùzon OBSh që dështoi në komentimin e diskriminimit racist të lidhur me virùsin që ndodhi në Kinë.

-Thotë se shefi i OBSh mund të kishte shpëtuar jetë nëse do të aktronte më shumë si Dr Harlem Brundtland, shefi i OBSh gjatë shpèrthimit të SARS në 2003.

1 4

Artikulli paraprakPas shembjes së Teatrit, ekspertët e Ramës ulin në maksimum shifrat e Covid-19, sot vetëm një rast
Artikulli tjetërDy vëllezër shqiptarë heronj në Manhattan, gjesti i tyre merr vëmendjen e të gjithëve