Comey, spiuni i “New York Times” në FBI

Vajza e Presidentit Trump, Ivanka, ka shpërthyer ndaj “ligësisë dhe keqdashësisë” kundër babait të saj.
Ajo tha se nuk e priste kurrë që njerëzit të tregoheshin kaq të ligj me babain e saj.
Në intervistën me shfaqjen televizive “Fox and Friends”, Ivanka tha se ajo kishte mbetur e shokuar nga keqdashësia e disa prej sulmeve të ngritura kundër presidentit.
Trump tha se ndihej “shumë e shokuar” nga dëshmia e fundit e ish-shefit të FBI-së, James Comey, në të cilën ai foli për lidhjet e dyshuara mes ekipit të Donald Trump dhe Moskës.
Ajo tha se dëshmia e saj mbështeste këmbënguljen e babait të saj se ai nuk ishte hetuar personalisht dhe se zoti Comey kishte publikuar materiale të klasifikuara në armikun mediatik të Presidentit Trump, gazetën “New York Times”.

Artikulli paraprakBiznesi kërkon taksa të ulëta dhe ministri të vetën
Artikulli tjetërTabaku: Si u shpenzuan 8.1 miliard euro për shpenzime luksi dhe tendera për oligarkët