Çmim ndërkombëtar për gazetaren, Worth: Zbuloi blerjen e votave nga krimi për PS

Çmimi për “fjalën e lirë”, kontributin në raportimin mbi korrupsionin dhe abuzimin me shtetin, këtë vit erdhi në Tiranë. Qëndra Evropiane për mbrojtjen e Sinjalizuesve, nderoi me këtë çmim, gazetaren. Ajo është përzgjedhur nga gazetarët e të gjitha vendeve të Evropës Juglindore duke u nderuar me çmimin perstigjioz.

Mark Worth, drejtori i Qëndrës Evproiane për të Drejtat e Sinjalizuesve, e vlerësoi në emër të organizatës, kontributin gazetares duke theksuar se puna e saj të jep ndjesi të pabesueshme admirimi dhe vlerësimi.

Mark Worth, drejtori ekzekutiv i Qendrës Evropiane për të Drejta e Sinjalizuesve citon se “ka pak njerëz që me kontributin e tyre e bëjnë botën më të mirë, një prej tyre është padyshim Klodiana Lala”.

Qendra Evropiane për të Drejta e Sinjalizuesve e ka përzgjedhur Klodiana Lalën, si gazetarja më e mirë investigative e Evropës Juglindore, duke sjellë kështu në Shqipëri çmimin për “Fjalën e lire”, për kontributin në raportimin mbi korrupsionin dhe abuzimin me shtetin. Është një ndër çmimet më prestigjiozë që ndahen për gazetarinë në vendet e Evropës Juglindore.

“I kemi parë të gjitha pamjet dhe të gjithë e dimë se cfarë ndodhi. Kjo është arsyeja pse Klodiana ndodhet këtu. E patrembur nga kjo ngjarje, Klodiana raportoi në Janar se një parti politike ka manipuluar zgjedhjet e 2017 në bashkëpunim me grupe të krimit të organizuar duke blerë vota, duke kërcënuar votuesit dhe duke premtuar përfitime të paligjshme.

Hetimet e saj për BIRN kanë treguar rreth përgjimeve të zyrtarëve të lartë dhe ish-parlamentarëve se janë përfshirë në blerjen e votave, korrupsion por edhe aktivitete të tjera kriminale. Kjo më jep një ndjesi të pabesueshme admirimi dhe vlerësimi, teksa ju prezantoj fituesen e këtij viti për çmim e fjalës së lirë”, është shprehur Worth.

Artikulli paraprakKush do jetë traineri i ri i Kombëtares dhe kush po i cakton trainerët?
Artikulli tjetërDalin përgjimet, zbardhet roli i Ballës në skandalin me dëshmitarin e rremë