Çmenduria/ 120 milionë euro për koncesionet, vetëm 3 milionë euro kundër koronavirusit!

Kryetari i opozitës, Basha ka parqitur sot shifrat e frikshme përmes të cilave Rama vijon të vjedhë shqiptarët ndonëse në një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit. Baha ka kujtuar se qeveria ka dhënë vetëm 3 milionë euro për të luftuar koronavirusin, ndërkohë që ndan me 10 oligarkë

Deklarata e plotë e Bashës

Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjes tragjike sot, ku një zonjë ka humbur jetën për shkak të infektimit nga koronavirusi COVID-19. Lajm i keq edhe për rrethanat në të cilat ka qëndruar dhe është trajtuar kjo zonjë, që bën edhe më shqetësues këtë rast. Po kështu shtimi i rasteve të reja duhet të shërbejë që të rrisim vigjilencën e secilit prej nesh dhe kjo është thirrja e parë që dua t’i drejtoj çdo bashkëqytetari sot në këtë komunikim.

Dua të përsëris edhe një herë këshillën, kërkesën, insistimin e gjithë autoriteteve sot në Shqipëri dhe në mbarë botën që të ndiqet me rigorozitet protokolli i masave, masat e propozuara për të mbrojtur veten tuaj dhe të afërmit tuaj.

Ndërkohë që dua të përsëris sërish thirrjen ndaj qeverisë dhe që në mënyrë urgjente të sigurojë pajisjet dhe aparaturat e nevojshme për stafet mjekësore. Në qoftë se mjekët, stafet mjekësore që janë me të vërtetë në vijën e parë të kësaj beteje nuk arrijmë t’i mbrojmë dhe t’i pajisim siç duhet atëherë si mund të mbrojmë njerëzit, si mund të mbrojmë qytetarët në qoftë se të parët që goditen nga vala e parë e infeksionit janë mjekët, infermierët, stafi shëndetësor; kush do të kujdeset për njerëzit, për qytetarët?!

Pajisjet për identifikimin e koronavirusit kanë evoluar që nga momenti që kur epidemia shpërtheu në Kinë, sipas raporteve të ekspertëve duke përfshirë edhe raportet e ekspertëve ndërkombëtarë, është tashmë e mundshme që të merren në përdorim aparatura që shkurtojnë analizën në afro 40-45 minuta. Ndaj i bej thirrje qeverisë që të akordojë fondet e nevojshme për t’ë blerë të gjitha pajisjet e duhura për idenfiktimin e shpejtë të qytetarëve mbartës të këtij virusi. Kjo do të mundësonte testimin më intensiv, çfarë do të ndihmonte në parandalimin e përhapjes dhe trajtimin ne kohë të mbartësve të virusit.

Aparaturat e evoluara në këto 2-3 muaj e kësaj emergjence janë sot në treg dhe jam i bindur se me akordimin e fondeve të mjaftueshme edhe Shqipëria, sikundër edhe vendet fqinj kanë përfituar tashmë, mund të përfitojnë nga këto aparatura të avancuara.

Kjo është thirrja kryesore që kam sot për autoritetet, qartësisht 3.5 mln dollarë nuk mjaftojnë. Shikoni Britani e Madhe sapo ka akorduar një shumë prej 30 miliardë, Italia miliarda. Nuk mjafton fondi i vënë në dispozicion dhe nuk mund të fshihet pamundësia për të përballuar gjendjen në vend thjesht dhe vetëm me akte vetëdijësimi apo akoma më keq me propaganda.

“TË RISHIKOHET BUXHETI”, BASHA PROPOZON PAKETËN QË NDIHMON QYTETARËT DHE EKONOMINË TË MOS BJERË NË KOLAPS PËR SHKAK TË KORONAVIRUSIT.

Nuk është aspak herët për të konsideruar pasojat afatgjata sociale dhe ekonomike, që po sjell që tani kriza e imponuar nga koronavirusi. Të gjithë e kemi parë se si është boshatisur Tirana sot. Kemi parë masat e shpallura në dy apo tre “dallgë” brenda ditës nga qeveria, por kjo është vetëm një pjesë dhe aspak transparente e veprimeve që duhen kryer.

Përshembull, nëse mbyllim baret dhe restorantet, çfarë ndodh me call center, çfarë ndodh me punonjësit fasonë, të cilët ndodhen në afërsi fizike po kaq të rrezikshme? Në qoftë se duhet të mbyllen edhe ato, çfarë do të bëjmë për të përballuar impaktin ekonomik dhe social të këtyre njerëzve?

Prandaj, në vend që të ndajmë ditën, siç po e ndan qeveria gjysmën e ditës me propagandë dhe gjysmën e ditës me sulme kundër opozitës, duhet urgjentisht të fokusohemi tek dy kompentët kryesorë të kësaj krize:

1. Komponenti i shëndetit dhe jetës së njerëzve, që fillon me kujdesin ndaj personelit shëndetësor dhe vazhdon me kujdesin ndaj qytetarëve.
2. Komponenti që vendi të mos kalojë në kolaps ekonomik dhe social.

Për këtë arsye, me një konsultë me grupin ekonomik të Partisë Demokratike dhe të aleatëve tanë dhe duke u bazuar me përvojat e vendeve që po përballen me një situatë të ngjashme, me qëllim mbështjen dhe mbrojtjen edhe të biznesve dhe sipërmarrjeve dhe konsumatorëve ndaj efekteve të pritshme negative ekonomike dhe sociale, të cilat mund të shkaktojnë rënie të konsumit dhe tkurrje të aktivitetit privat,

PROPOZOJMË KËTO MASA:

Masa fillestare me efekt të menjëhershëm:

1. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë dhe biznese) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Gjithashtu, të ndalohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.

2. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (dhe shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).

3. Përjashtimin nga tatim-fitimi për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj për të gjitha subjektet në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur, me qëllim përballimin e plotë të “2-muaj” kosto të pagave të punonjësve dhe ambjenteve të marra paraprakisht me qera për zhvillimin e aktivitetit.

4. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

5. Përjashtim nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.
6. Mbështetje me fokus të veçantë për sektorët prioritare dhe sektorët me vulnerabël, siç janë; sektori i turizmit apo sektori fason, apo call center, të cilët kanë pësuar apo pritet të pësojnë një rënie drastike nga koronavirusi dhe disa prej tyre janë goditur tashmë rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Këto janë masa që propozojmë me efekt të menjëhershëm.

Gjithashtu, nevojitet rishikimi i menjëhershëm i buxhetit të vitit 2020, me qëllim:

Alokimin e fondeve të nevojshme në përballimin e kostove për trajtimin e të sëmurëve, numri i të cilëve është rritur që nga momenti i zbulimit të pacientëve të parë dhe pritet të rritet dita ditës.

Po kështu, alokimin e fondeve në buxhet për të përballuar rritjen e testimeve për personat që mund të jenë prekur nga COVID -19, pjesë të cilës e diskutuam edhe në fillim të këtij bashkëbisedimi. Nuk duhet të ketë mungesë fondesh për të blerë të gjithë aparaturat e nevojshme dhe aparaturat më të mira sepse koha nuk pret, koha kushton jetë.

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetësore në tërësi.

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen sociale, sidomos ndaj atyre të moshës së tretë, gjithçka sipas protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këto alokime fondesh dhe mbështetja me fonde të menjëhershme janë plotësishtë të mundura po të kemi parasysh që vetëm gjaët këtij viti qeveria ka planifikuar të harxhojë 40 herë më shuëm për PPP-të, sesa ka alokuar për koronavirusin, 120 milionë euro janë planifkuar për 10 oligarkë dhe 12 PPP-të, ndërkohë që vetëm 3 milionë euro janë alokuar për krizën e koronavirusit.

Në fund, jo më pak nga rëndësia, ne emër të PD dhe opozitës së bashkuar i bëj thirrje sistemit bankar të konsiderojë riskedulimin e kësteve të kredive konsumatore, për shtëpi apo për kredi biznesi për familjarët dhe operatorët ekonomikë, ku këta të fundit e shohin të domosdoshme rishikimin e tyre për shkak të rrethanave të rënduara si rezultat i kësaj krize.

MESAZHI PËR QYTETARËT PËR PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË VIRUSIT: RESPEKTONI KËRKESAT E MJEKËVE, MBRONI VETEN, FAMILJARËT, MIQTË.

Dua t’u bëj thirrje qytetarëve të marrin të gjitha masat. Një pjesë e madhe e kalimit me sa më pak pasoja të kësaj krize është në dorën tonë, në dorën e gjithësecilit prej jush, si prindër, si bashkëshortë, si familjarë, shokë dhe miq, si pjesëtarë të kësaj familje të madhe: E kemi në dorë të bëjmë shumë për të parandaluar përhapjen e virusit. Nuk duhet të kemi turp. Infektimi nuk është turp, por duhet të reagojmë menjëherë nëse detektojmë pasojat më të vogla, siç është temperatura apo pasojat e tjera të bëra të ditura nga ekspertët. Nga ana tjetër,

• Duhet të marrim të gjitha masat për të mbrojtur njerëzit, duke nisur me familjarët, duke vazhduar me miqtë kolegët dhe këdo tjetër.
• Duhet të ndjekim me sa më shumë përgjegjshmëri protokollet dhe masat e higjenës personale.
• Duhet t’u bindemi dhe të dëgjojmë këshillat e mjekëve.
• Duhet të jemi transparentë dhe bashkëpunues me ta. Rasti i Durrësit tregoi se sa e rëndësishme është transparenca. Sa i rëndësishëm është bashkëpunimi me mjekët dhe sa e rëndësishme është t’i mbrojmë këta mjekë dhe infermierë, të cilët na shërbejnë dhe janë garancia e vetme për të mundur me sukses këtë epidemi.

APELI PËR QEVERINË: NUK ËSHTË KOHA PË RPROPAGANDË DHE KOKA TURKU. NË VEND TË SULMIT NDAJ OPOZITËS, TË NXJERRË FONDE, TË MARRË MASA PËR MBROJTJEN E MJEKËVE, QYTETARËVE DHE EKONOMISË.

Apeli i dytë është për autoritetet, të cilët duhet të lënë menjëherë propagandën dhe shfaqjen, aq më pak gjetjen e kokave të turkut dhe sulmeve të zakonshme siç e kanë bërë adet sa herë që kapen në kriza apo në skandale, ndaj opozitës, ndaj medias apo ndaj çdokujt që denoncon të vërtetat. Nuk gjendet zgjidhja duke i fshehur të vërteta, ajo vetëm e rëndon situatën.

Zgjidhja është tek:
1. Transparenca
2. Alokimi i fondeve
3. Mobilizimi real

Testimi duhet të vazhdojë dhe duhet të përgatitin urgjentisht kapacitetet për ata të sëmurë që kanë nevojë për trajtim të veçantë.

Edhe njëherë dua të theksoj se numri prej 120 njësi, sot në Shqipëri, të gatshme për t’u shërbyer njerëzve të infektuar, është i pamjaftueshëm. Për këtë arsye kërkoj urgjentisht t’i jepet fund propagandës, t’i jepet fund akteve me mendësi bolshevike të kërkimit të fajit dhe të përgjegjësisë diku tjetër dhe të marrin përgjegjësitë.

Ata kanë sot çelësat e shtetit. Ata kanë sot çelësat e thesarit. Të hapin thesarin për t’u shërbyer qytetarëve. Nëse sot nuk u shërbehet qytetarëve, kur do t’i shërbehet?! Nëse sot nuk bëhet gjithçka për të shpëtuar jetë, kur do t’u shërbehet?!

Nga ana tjetër, propozimet që kemi parashtruar për t’i dalë përpara pasojave ekonomike dhe sociale të kësaj krize të studiohen me përparësi.

Nuk kam absolutisht asnjë merak, le ta marrë meritën siç mori për pagesën e prindrit të dytë që rri në shpi. Mjafton që ta paguajë, mjafton që të marrë këto masa, sepse këtë detyrë ka. Nuk ka aspak rendësi, nëse i propozoi opozita, PD, apo Lulzim Basha i pari.

E rëndësishme është që t’i thërrasin mendjes dhe të fillojnë e të veprojnë me një plan dhe me përgjegjshmëri ndryshe nga çfarë ka ndodhur deri më sot. Mos të merren me cic-mice, me batuta. Mos të rrinë në tëitter, por të rrinë duke bërë punët, për të cilat paguhen.

Detyra jonë është të bëjmë transparencën, detyra e tyre është të bëjnë punën, jo të merren me opozitën.

I bëj thirrje qeverisë që mos ta marrë as këtë plan masash si një sfidë, sepse nuk është e tillë. Është detyra e opozitës të propozojë dhe sot kemi propozuar sipas ekspertizës tonë më të mirë, disa prej hapave që duhen hedhur menjëherë.

Uroj që, në vend që sapo kjo konferencë të mbarojë, të nisin sulmet ndaj opozitës siç e kanë bërë zakon, të marrin frymë thellë, t’i lexojnë propozimet, siç lexuan propozimin për pagesën e njërit nga prindërit, dhe të bëjnë detyrën e tyre.

Detyra e tyre sot është t’u shërbejnë njerëzve, t’u shërbejnë gjithë shqiptarëve dhe, për hir të gjithë shqiptarëve, u bëj thirrje që sot të paktën, ta lënë sportin e tyre të preferuar të sulmeve e shpifjeve ndaj opozitës dhe të fokusohen tek detyra që kanë mbi shpatulla.

Të bëjnë gjithçka për t’u ardhur në ndihmë njerëzve, mjekëve dhe të nisin menjëherë, pa humbur kohë, masat emergjente për të ndaluar efektet sociale dhe ekonomike që kjo krizë tashmë ka filluar të ketë dhe do të ketë në të gjithë shoqërinë tonë.

Artikulli paraprakReagimi i fortë ndaj Ramës: Ky palaço që linçon mjekët pse kërkojnë ujë, sapun, alkool, doreza e maska paska…
Artikulli tjetërFaqja e pare