Cilat janë arsyet e vërteta të dorëheqjes së deputetit të PDIU?

Deputeti i PDIU-së në qarkun e Elbasanit Bujar Muça, paraqiti sot dorëheqjen mandati me anë të një kërkese drejtuar KQZ-se. Në letër shpjegohet arsyeja pse.
Duke parë që për shkak të rrethanave të ndryshme politike, forca politike që unë përfaqësoj nuk i arriti objektivat e veta dhe si rrjedhojë unë nuk po gjej hapësirat e duhura për mbajtjen e premtimeve ndaj qytetarëve, mbështetësve dhe votuesve të mi, duke pamundësuar zgjidhjen sa më shumë të jetë e mundur e problemeve të tyre dhe përfaqësimin në mënyrë optimal të interesave të tyre kam vendosur të jap dorëheqjen” shkruhet ne letren qe mban daten 24 nentor 2017.
Sipas procedurave, Bujar Muça duhet ti drejtohet Kuvendit të Shqipërisë për vendimin e tij të lënies së mandatit. Më pas Kuvendi pasi njihet me kërkesën ia dorëzon KQZ, e cila vendos për zëvendësimin e tij.
Përpara marrjes së mandatit në qershor të vitit 2017, Bujar Muça është marrë me biznes ndërsa sipas formularit të vetëdeklarimit të tij, bie në sy se deputeti Bujar Muça ka mbajtur edhe një identitet tjetër më parë, me emirn Luan, ndërsa nuk i kujtohej mirë se ku kishte lindur dhe datën e lindjes, ku në krah të saj, ka shënuar datën 5 gusht 1971, dhe në kllapa ka shkruar “me sa më kujtohet”
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka regjistruar në qarkun e Elbasanit 14 kandidatë për deputetë në qarkun e Elbasanit dhe kandidati pasardhës që mund të marrë vendin e Bujar Muçës, është Elena Xhina.
Ajo që vihet re është se ka shumë dyshime në lidhje me të shkuarën e deputetit të PDIU. Vetë ai ka deklaruar në formularin e dekriminalizmit se nuk e mban saktë datën e lindjes duke shënuar në kllapa (me sa më kujtohet).

Artikulli paraprakStrategjia e Ramës kundër “kazanëve”
Artikulli tjetërSkema e vjedhjes së 400 mijë erove në dy ditë në HEC-in e Fierzës