Cila do të jetë e ardhmja e monedhës britanike?

Votimi pro daljes nga BE ka influencuar menjëherë në vlerën e paundit, monedhës britanike, duke e çuar atë në nivelin më të ulët që prej vitit 1985. Nga 1,50 dollarë për 1 paund që tregonte kursi një ditë më parë, kur të gjithë sondazhet tregonin se do të fitonte qëndrimi në BE, sot një paund vlerësohet më 1,35 dollarë.
Kjo rënie është rënia më e madhe ndonjëherë brenda një dite për paundin dhe sinjalizon tronditje në tregun anglez dhe botëror.
Pothuaj çdo kompani e sondazheve parashikoi se do të fitonte qëndrimi në BE, pavarësisht se jo me shumë diferencë. Në fakt, studiuesit gjetën saktë vetëm diferencën e vogël të rezultatit.
Londra, kryeqyteti i Anglisë, votoi masivisht për qëndrimin në BE, por pjesa tjetër e vendit arriti të mposhtë votat kryeqytetase.
Në Skoci, 62 për qind e votuesve votuan pro qëndrimit në BE. Ky rezultat ka mundësi të rihapë çështjen për pavarësinë e Skocisë.

Artikulli paraprakKatastrofë
Artikulli tjetërPesë pyetje për Britaninë dhe Europën pas Brexit