Chiellini përgatit rinovimin me Juven

Është e gjitha bardhezi e ardhmja e Giorgio Chiellini: “Rinovimi i kontratës? Së shpejti do të finalizojmë marrëveshjen dhe nuk do të ketë asnjë problem”, tha mbrojtësi i Juventusit. Në lidhje me luftën për titullin kampion, ai shtoi: “Do të vendoset në muajin maj, është një sfidë mes nesh dhe Napolit. Kemi shumë respekt për Napolin. Jemi të dyja skuadra të ndryshme me njëra-tjetrën, por të dyja mund të fitojmë”. Nuk mungon as një mendim për “shokun” Buffon, i cili sapo ka mbushur 40 vjeç. “Gigi është një lider dhe forca e tij më e madhe është qetësia. Ai duket se ka fuqinë për të ndalur kohën”.
Chiellini ka folur me shumë respekt për Napolin, rivalin e bardhezinjve në garën e titullit në Serie A: “Jemi dy ekipe që ndryshojmë shumë, edhe në filozofinë e lojës. Ne jemi më të fortë fizikisht, ata janë më të shpejtë dhe teknikë, por nuk mendoj se njëra skuadër është më e fortë dhe tjera më e dobët. Duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion”. Në fund, qendërmbrojtësi flet për sfidën e ardhshme në Champions League kundër Tottenham: “I gjithë ambienti ynë pret me padurim sfida të tilla në arena të rëndësishme europiane. Ndihemi gati për t’u përballur me ekipet më të forta në Europë dhe Tottenham është një e tillë”.

Artikulli paraprak“Neymar tregoi mungesë respekti!!!”
Artikulli tjetërNë katër vite u trefishua numri i mjekëve të larguar nga Shqipëria