Chelsea kryen transferimin e parë

Chelsea ka arritur marrëveshje me Romën për mbrojtësin gjerman, Antonio Rudiger. Kampioni i Anglisë ka kompletuar transferimin e parë, pasi ka arritur marrëveshje me Romën për mbrojtësin Antonio Rudiger. Sipas “Sky Sports”, marrëveshja ndërmjet skuadrave është arritur, ndërsa tashmë duhet vetëm akordi edhe me lojtarin. Rudiger që një kohë të gjatë ka qenë i kërkuar nga Chelsea, por tashmë do të kompletojë transferimin e tij për 40 milionë euro. Gjermani është blerja e parë e Chelseat këtë afat kalimtar, ndërsa shumë afër janë edhe Bakayoko i Monacos dhe Romelu Lukaku i Evertonit.
Liverpool është në bisedime intensive me Red Bull Leipzig për transferimin e mesfushorit të talentuar, Keita. Klubi anglez e ka bërë tashmë një ofertë dhe mbetet në pritje të përgjigjes nga klubi gjerman që synon të arkëtojë sa më shumë.
Robin Van Persie mund të rikthehet në Angli. Ish-sulmuesi i Man.United dhe Arsenal nuk dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në Turqi tek Fenerbache. Në ndjekje të holandezit është vënë Crystal Palace, skuadër e cila këtë sezon do të drejtohet nga një bashkëkombas i tij, Frank de Boer.
Arsenal heq dorë nga Kylian Mbappe. Topçinjtë e Londrës, duket se janë larguar nga gara për të pasur në dispozicion shërbimet e sulmuesit francez, kjo edhe për shkak të vlerës së lartë që ka kartoni i 18-vjeçarit. Tashmë klubit anglez është i fokusuar tek një tjetër futbollist, Alexandre Lacazette.
Lajme të reja vijnë nga merkatoja, përsa i përket të ardhmes së Carlos Bacca. Milani dëshiron të shesë kolumbianin gjatë kësaj vere, edhe pse vet lojtari ka shpreshur dëshirën për të qëndruar. Gjithsesi “BeIN Sports” shkruan, se së fundmi lojtari është tunduar nga oferta e Marseille dhe nga ideja për të luajtur në Ligue, një kampionat të cilin nuk e ka provuar më parë.
Mamadou Coulibaly është në orbitën e Udineses. Sipas mediave italiane, ka pasur një takim mes drejtuesve të Pescarës dhe klubit friulano për të finalizuar transferimin e mesfushorit. 2 milionë euro, plus bonuset, kjo është oferta e paraqitur nga ekipi i drejtuar nga Luigi Delneri për 18-vjeçarin, e njëjtë kjo me të Interit, por që në fund u refuzua nga Coulibaly, i cili nuk dëshironte kalimin te ekipi i të rinjve te zikaltërit.

Artikulli paraprak“Luftë” e brendshme
Artikulli tjetërPa izolim nuk bëhet