Çfarë pritet të ndodhë? Ronaldo largon të gjitha makinat e tij nga Torino

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i ka larguar të gjitha makinat e veta personale nga garazhi në Torino, duke i ndezur thashethemet për një lamtumirë këtë verë.

Megjithatë, Sky Sport Italia raporton se ylli portugez akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Duke u bazuar në burime pranë lojtarit, transmetuesi i njohur i citon ata të kenë thënë se, këtë veprim Ronaldo e bën gjithmonë para pushimeve.

Megjithatë, këtë nuk kishte arritur ta bënte në verën e kaluar për shkak se futbolli ishte rikthyer gjatë verës si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Për këtë arsye, lëvizja e tanishme ka nxitur më shumë thashetheme.

Artikulli paraprakMasakra zgjedhore/ Gazetari zbulon si votoi një person 20 herë në Gjirokastër
Artikulli tjetërTjetër kullë 30-katëshe në Tiranë, do shembet BKT me alibinë e “preku tërmeti”