Çfarë po ndodh në Skrapar? Shkrumbohet nga zjarri fasoneria ku punojnë mbi 100 gra, dëgjohen ulërima tronditëse

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në një fasoneri në Skrapar, ku godina është shkrumbuar tërësisht nga zjarri.

Në pamje shihet se si zjarri dhe tymi kanë përfshirë plotësisht godinën e fasonerisë ku punojnë mbi 100 vajza dhe gra të cilat qepin çanta dhe këpucë.

Dëshmitari thotë për Boldnews.al se në momentin që ka rënë zjarri janë dëgjuar ulërima nga punonjëset e fasonerisë.

Raportohet se punonjësit kanë dalë të gjithë jashtë, pas rënies së zjarrit, nuk ka pasur asnjë të lënduar fatmirësisht.

Gjithashtu bëhet me dije se fasoneria ka qenë ngjitur me nënstationin elektrik, për këtë arsye është stakuar enegjia elektrike për të gjithë zonën e Skraparit.

Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes, për të hetuar dhe shuar flakët që përfshinë godinën e fasonerisë.

Annotation 2020 08 06 180456 239x420 1

Artikulli paraprakPalmer entuziast për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi: SHBA-të duan njohje dypalëshe!
Artikulli tjetër6 pacientë humbin jetën nga Covid-19, 127 të infektuar në 24 orët e fundit