Çfarë po ndodh në Kinë? Uji shfaqet papritur dhe përpin autostradën, makinat zhduken si të ishin milingona

Në një video të publikuar në rrjete sociale, është publikuar momenti kur një autostradë në Kinë përfshihet nga përmbytjet duke mos “kursyer” asgjë që i dilte përpara, përfshirë këtu edhe makinat.

Shënon ora 15:53 sipas orës lokale, kur deti fryhet mbi bordurat mbajtëse dhe vërshon vrullshëm në autostradën e qytetit Hangzhou. Sipas raportimeve shtatë automjete u dëmtuan së tepërmi për shkak të motit të keq, ndërsa fatmirësisht asnjë viktimë nuk u raportua.

Meteorologët kanë këshilluar qytetarët që të anashkalojnë lëvizjet në qytetet e prekura nga kushtet e vështira atmosferike, pasi parashikohen përmbytje të tjera në orët në vijim.

Artikulli paraprakBE rrëzon Ramën, vendimi fshikullues i Presidencës gjermane
Artikulli tjetërAmbasadori britanik: Marrëveshja e 5 qershorit nuk duhet të ndryshojë! Presidenti ka një rol të rëndësishëm kushtetues…