Çfarë po ndodh me Tahirin? Shtyhet sërish seanca gjyqësore

Është shtyrë sërish seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Seanca e radhës është shtyrë për në datën 26 Qershor në orën 13:00, ndërsa mësohet se shkak për shtyrjen e kësaj është bërë për shkak se anëtari më i ri i trupës Dhimitër Lara ka kërkuar më tepër kohë për t’u njobhur me diosjen e tij.

Nure Dreni ishte anëtar i trupës e cila u zëvendësua nga Lara, pasi i pari u shkarkua nga vettingu. Tahiri ka dalë nga gjyakata ndërsa nuk ka pranuar të prononcohet për mediat. ai kërkon  pafajësinë, por nga ana tjetër ka deklaruar më herë se do të respektojë çde vendim që do të jepet ndaj tij.

Teksa po futej brenda godinës së Gjykatës, ish-ministri i brendshëm, teksa filmonin Tahirin një prej operatorëve të mediave, po humbte ekuilibrin, ndërkohë që nuk ka munguar as edhe një koment i ish-ministrit, i cili thotë se kështu do e hanë të gjithë

Prokuroria e akuzon Tahirin për vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kríminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kríminale”, “grup i strukturuar kríminal”.

Të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Tahiri akuzohet se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn dhe vëllezërit e tij për trafikun e drògës.

Artikulli paraprakIsh-ministri i PS shpërthen ndaj Ramës: Largohu, ose…
Artikulli tjetërMeta: Ja çfarë ndodh me Gjykatën Kushtetuese pas fitores në Komisionin e Venecias