Çfarë po ndodh me PPP-të korruptive? Drejtoresha e ARRSH dorëhiqet pas dy javësh në detyrë!

Vasilika Vjero, e cila më 20 shtator, u emërua në krye të ARRSH-së, raportohet se ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion.

Kështu dy javë pas marrjes së detyrës, Vjero, ka paraqitur dorëheqjen, nga institucioni, ku zëvendësoi Sonila Qaton. Ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes, por dy jave me pare dha dorehqejen edhe Sonila Qato, te cilen e zevendesoi Vjero. Perplasja me ministren Balluku per konfliltin e influences ne perfitimin nga milionat e PPP-ve te rrugeve e detyroi Qaton te japer doreheqjen.

Për postin e kreut të ARRSH-së, pas dorëheqjes së Qatos, ishin Vasilika Vjero dhe Mirlinda Karçanaj.

Vasilika Vjero ka qenë drejtoreshë e përgjithshme e tatimeve, por në marsin e vitit 2019 ajo është larguar nga kjo detyrë.

Ajo ka mbajtur edhe detyrën e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve si dhe atë të zëvendësministres së Ekonomisë dhe Financave.

Artikulli paraprakKomisioni i Venecias e tha qartësisht: Ligji i Pronave i vitit 2015 nuk e kthen pronën!
Artikulli tjetërBerisha në Ekspozitën “Trëndafili i Bardhë Geraldinë”