Çfarë ka ndodhur natën në Astir? Banorët pa ujë dhe energji elektrike 

Punonjësit e IMT-së kanë vazhduar edhe gjatë natës së mbrëmshme me shkuljen e pemëve tek Unaza e Re, dhe tashmë pothuajse në të gjithë gjatësinë e rrugës pemët dhe shtyllat e ndriçimit janë hequr.
Por përveç kësaj ka patur edhe heqje të disa tubave nëntokësorë duke bërë që edhe furnizimi me ujë të ndërpritet.Gjithashtu në një pjesë të zonës ka patur dhe probleme me energjine elektrike pasi është dëmtuar linja.
Në këto moment nuk ka grumbullim apo reagim të banorëve, por ata do të mblidhen sërish pasdite për të kundërshtuar prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre.
Ata tani nuk kërkojnë më dëmshpërblim, por që shtëpitë dhe bizneset e tyre të mos shemben fare, duke kundërshtuar projektin që sipas tyre është zgjeruar në mënyrë jotransparente.

1 3

Artikulli paraprakDëshmia tronditëse: Shtyu të parën gruan, pastaj u hodh vetë nga kati i tetë i pallatit
Artikulli tjetërTritol në Fushë-Krujë, kush është pronari i lokalit që u hodh në erë