Çfarë gjeta në CV e Drejtorit të Urgjencës Kombëtare

Nga Lulëzim KITA

Nisur nga zhurma nëpër rrjetet sociale rreth Drejtorit të Urgjencës Kombëtare të vendit tim fillova të kërkoj në google për të dhëna rreth tij.

Së pari mësova se qenka profesor i asociuar, dhe realisht u ndjeva mirë që në institucioni kombëtar jetëshpëtues i vendit tim drejtohet nga një akademik.

http://www.srlezhe.gov.al/index.php?idm=115&mod=2.

I entuziazmuar kërkova për një CV apo resume updated të publikuar por nuk gjeta dot.
Kërkova në researchgate për publikime apo h-indeks por asgjë.

Kërkova në publikimet në faqen zyrtare të QKUM, Qendres Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Publikime trajnimesh, postime të Ministrisë të Shëndetësisë dhe me erdhi mirë.

Ato që më lanë një shije të hidhur ishin disa publikime ku Drejtori i QKUM linconte, përçmonte e kërcënonte publikisht një mjek!

Hapur me emër e mbiemër!

Në vendin që jetoj unë në USA ky drejtor do të kishte fluturuar nga posti në çast e do të përmballej me probleme të forta ligjore.

Kjo të dashur bashkëatdhetar më pezmatoi, dhe u bë shkak për këtë shkrim , e madje të dyshoj në edukimin moral e profesional të këtij personi!

TRAJNIMI BLS & D

Trajnim i stafit mjekësor të urgjencës dhe reanimacionit Spitali Rajonal Lezhë në bashkëpunim me QKUM, ASTES & ASEM. Datë 03.05.2018
Personeli mjekësor trajnohet per ndihmen e pare, nga:
Prof. Asoc. Skender Brataj
Prof. Asoc. Edmond Zaimi

Prof. Asoc. Agron Dogjani, MD, PhD, FACS

Me date 03 Maj 2018 Spitali Rajonal Lezhë ka organizuar trajnim e stafit mjekësor për dhënien e ndihmës së parë BLS & D (mbështetja bazë jetësore dhe defibrilimi), në funksion te rritjes së cilësisë së shërbimit mjekësor të urgjencës.

Ky trajnim është i pari në llojin e tij në nivel spitalor i çertifikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Shoqata Shqiptare e Urgjencës Mjekësore dhe Shoqata Shqiptare për Traumën dhe Kirurgjinë Emergjente.

Në këtë aktivitet trajnohen i gjithë personeli mjekësor (10 mjekë dhe 60 infermierë) që shërben në repartin e urgjencës dhe reanimacionit të spitalit Lezhë.

Ky trajnim është pararendës i simpoziumit shkencor “Shëndetësia në retrospektivë, aktualitet dhe prospektivë” që Spitali rajonal Lezhë organizon me rastin e 50 vjetorit të shërbimit spitalor.

20181016073405 art

Artikulli paraprakBardh Spahia publikon sms-të: Të sëmurët kronikë janë lënë në mëshirë të fatit
Artikulli tjetërPolicia që tall qytetarët: “Të kujt i ke fëmijët?!” Pse gjithë kjo fuqi nga Rama?!