Çelja e negociatave/ Berisha: Shqipëria për shkak të Edi Ramës mbetet dy herë në klasë!

Ish-Kryeministri Berisha ka komentuar deklaratat e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass për çeljen e negociatave me kushte për Shqipërinë.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, fakti që Gjermania kërkon hapjen e negociatave me kushte të reja për Shqipërinë, është ndëshkimi i dytë që shqiptarët kanë marrë brenda 3 vitesh nga Edi Rama.
Postimi i Berishës në Facebook
Shqipëria për shkak të Edi Ramës mbetet dy herë në klasë!
Të dashur miq, Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass në një editorial në Atlantic Counsil shprehet se ai është për hapjen, por me kushte të negociatave me Shqipërinë!
Kjo deklarate vërteton se qeveria gjermane nuk pranon hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë ashtu siç e rekomandon Komisioni Europian!
Kjo deklaratë përsërit qëndrimin gjerman dhe Europian të shprehur nga Këshilli i Ministrave të BE-s në fund të viti 2016, që rekomandonte hapjen e negociatave, por me kushte, të cilat Rama nuk i plotësoi, por i përkeqësoi.
Ky qëndrim mendoj se është përcaktues për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe shuan çdo shpresë për një hapje pa kushte të tyre. Ky përbën një ndëshkim të rëndë, që Edi Rama me lidhjet e tij me krimin, drogën, korrupsionin, mafien në më pak se tre vite u bën për se dyti shqiptarëve në rrugën e integrimit të tyre në BE!

Artikulli paraprakPër Teatrin dhe një mesazh për artistët dhe shoqërinë
Artikulli tjetërKush janë anëtarët e bandës shqiptare që u arrestuan sot në Itali