Çekaj akuza të forta prokurorit: E ke personale me mua, kërkoj…

Arbër Çekaj e ka nisur me akuza të forta ndaj prokurorit të SPAK, Edivn Kondili në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Speciale ndaj Arbër Çekaj, i cili akuzohet për trafikimin e 613 kg kokainë.

Çekaj ka deklaruar se nuk dëshiron që çështja të vazhdojë me prokurorin Kondili pasi ai e ka personale me të.

“Nuk vazhdoj me prokurorin Kondili, ai e ka personale me mua. Unë jam proceduar vetëm për shkak të mbiemrit. Prokurori Kondili ka manipuluar provat dhe ka përhapur lajme të pavërteta. Jam në burg se jam nga Tropoja, i cili nuk i pëlqen prokurorit. Unë nuk dua ta lëndojë as prokurorinë dhe as familjen e tij. Ka nxjerr të dhëna të tjera që kanë rrezikuar jetën e familjarëve të mi, unë nuk do e bëja për familjen e prokurorit. Kondili ka kaluar në kurrizin tim vettingun, është bërë vip dhe është sot në SPAK. Kërkojmë që Kondili të pezullohet derisa të ketë një vendim nga KLP, me shkresën që kemi dërguar.” mësohet se ka thënë në nisje të seancës Arbër Çekaj.

Ndërkohë që prokuroi Edvin Kondili ka deklaruar se: “Kërcënimet e tua të fshehta nuk t’i këshilloj dhe nuk më frikësojnë.”

“Kërkoj pezullimin, nëse nuk ka një prokuror tjetër, të bëhet si në Champions League, të merret një prokuror nga jashtë, në Serbi për shembull, meqë kemi dhe marrëdhënie të mira. Do vij e drejta ime në mënyrë ligjore, unë nuk e di se çfarë ka prokurori Kondili me mbiemrin Kondili.” ka deklaruar sërish Çekaj.

Ndërkohë, avoktët e të tre të dyshuave kanë kërkuar shuarjen e masës së sigurisë, duke iu referuar Kodit të Proçedurës Penale, për shkak të ndryshimit të statusit të gjykatës në datën 19 dhjetor nga Gjykata për Krime të Rënda në Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjykata ka vendosur që të mos e pranoj kërkesën e Çekajt për pezullimin e Kondilit.

Kujtojmë se më parë Arbër Çekaj ka kallëzuar penalisht prokurorin Ervin Kondilli, me pretendimin se kishte falsifikuar sistemin TIMS.

Në seancën e fundit, atë të pretencës, Prokuroia ka kërkuar 21 vite burg për Çekajn.
Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij.

Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden”, në konteinerët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.

Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë edhe Armando Pezaku shoferi i kamionit dhe Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë, për të cilët Prokuroria ka kërkuar përkatësisht 13 dhe 14 vite burg.

Seanca e rradhës është vendosur të zhvillohet më 8 janar, ndërkohë që para krijimit të Gjykatës Speciale, dosja në ngarkim të Çekajt ishte te Krimet e Rënda.

Artikulli paraprakSkandal në QSUT! Miliona euro për konçensione, serumet jepen me shishe uji! Reagon Vokshi
Artikulli tjetërGjeneral Ahmetaj: “Fuqia e lirisë së SHBA do të triumfojē mbi regjimin e Iranit”!