Çejku: Rama po lobon për të vizituar Rusinë!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku ka qenë sot i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, ku mes të tjerave ka komentuar dhe vizitën e Zoran Zaev në vendin tonë. arben cejku
Çejku u shpreh se, më shumë sesa zyrtare, vizita e krryeministrit maqedonas ishte miqësore, dhe i shërbente Ramës. Në këtë pikë Çejku u ndal te deklaratat e Zaev në drejtim të opozitës shqiptare, të cilët i ftoi që t’i jepnin fund vendimeve ekstreme siç është djegia e mandateve.
Ish-ambasadori sqaroi se, Zaev po përdor metoda fine në përçarjen e shqiptarëve të Maqedonisë, pasi po fut në listat e partisë së tij kandidatë që vijnë nga shqiptarët, po që në fund i binden urdhërit të tij.
“Vizita e Zaev ishte më shumë politike sesa zyrtare, sepse nuk pati asnjë lloj dokumenti ku të kishte nënshkrim të marrëveshjeve mes dy vendeve. Rama dhe Zaev kanë një familje të përbashkët, që është e majta europiane. Zaev po përpiqet që të paraqitet si një kryeministër ndryshe nga paraardhësi i tij, po të pamjaftueshme për të plotësuar axhendën e shqiptarëve në Maqedoni, Ai është më i përgjegjshëm për shqiptarët, dhe këtë po përpiqet që ta bëjë dhe me influencën politike që po merr nga Tirana.
Ai po përdor disa metoda fine, që është kandidimi në listat e partisë së tij të disa shqiptarëve, duke e vënë në pikëpyetje fuqinë politike që kanë shqiptarët. Nëse ka 10 deputetë shqiptarë nga LSDM, dhe 7 nga partitë shqiptare, de fakto krijon një përçarje shumë të madhe të shqiptarëve.

Zaev ka qëndruar për 1 vit e gjysmë jashtë Kuvendit, dhe nuk mund të thojë tashmë që opozita këtu po vepron gabim, ai vetë kja ardhur në pushtet përmes një konforntimi të gjatë. Leksionet që është përpjekur të japë në Tiranë janë të nxituara dhe nuk bëhen në kohën e duhur, kjo është një përmbushje e nevojave të aleatit të tij Rama. Shigjeta që hodhi Zaerv ishte sa për të thënë, pasi edhe në Maqedoni është parë me një lloj rezerve”, u shpreh Çejku.
Ndërkohë i pyetur nga ana e gazetares Armela Ferko lidhur me ndikimin rus në Shqipëri, ish-ambasadori u shpreh se retorika e qeverisë Rama është e pavlerë, sa kohë që niveli i demokracisë në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar.
“Rreziku rus rritet nga mosndëshkimi i korrupsionit, dhe moszbatimi i ligjit. Është krijuar ideja se në këtë vend nuk ka ndëshkim për kriminelët, demokracia në vendin tonë ngjan me demokracinë ruse dhe bjelloruse, nuk është ndikimi rus ai që bën skandalin te unaza, që lë pa dënuar trafikantët e drogës.
Kryeministri ynë ka negociuar për të vizituar Rusinë, pasi mes dy vendeve ka marrëdhënie diplomatike. Nëse ne krijojmë demokracinë si duhet në vendin tonë, atëherë ndikimet e vendeve të huaja kalojnë në plan të dytë. Përveç ndikimit rus ka sot rreziqe shumë më të mëdha për vendin tonë. Këto retorika nuk e ndihmojnë qeverinë tonë për procesin e integrimit”, u shpreh më tej Çejku në Fax News.

Artikulli paraprakReagimi i fortë i Tritan Shehut: Jemi në kushtet e një grushti shteti!
Artikulli tjetërBasha me studentët në Durrës: Asnjë hap prapa! Ne do ta fitojmë betejën e nisur sepse kemi me vete rininë dhe studentët!