CDU/CSU përgënjeshtron pretendimet e Rithemelimit dhe mediave pranë tij, Krichbaum flet në emër të grupit tonë parlamentar

Grupi parlamentar i CDU/CSU në Bundestagun gjerman në një përgjigje për gazetarin e “Ora News” Isa Myzyraj, thotë se “Vizita e z. Krichbaum u autorizua nga grupi parlamentar CDU/CSU.”

I pyetur nga “Ora News” nëse Krichbaum ishte i autorizuar për të dhënë mesazhe në emër të grupit parlamentar CDU/SCU grupi thotë se:

“Si Zëdhënës për Çështjet Evropiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU, z. Krichbaum është i autorizuar të flasë dhe të japë mesazhe dhe qëndrime në emër të grupit tonë.”

Ndërkohë sa i përket mesazheve dhe deklaratave  të Krichbaum, grupi parlamentar CDU.SCU shprehet se të gjitha deklaratat e Krichbaum mund të konsiderohen si deklarata të Grupit Parlamentar të CDU/CSU.

“Po, deklaratat e z. Krichbaum mund të konsiderohen si deklarata të Grupit Parlamentar të CDU/CSU.” – thuhet në një përgjigje.

Artikulli paraprakMaliqi pas daljes nga SPAK: Dorëzova provat filmike kundër Salillarit dhe kryebashkiakut Hajdari, shtruan asfalt mbi asfalt
Artikulli tjetërZbardhet kërkesa e prokurorisë për të ndaluarit e sherrit te Kepi i Rodonit, gjyqi nesër