Buxheti i shtetit 2024, buxheti i mjerimit të pensionistëve. Asnjë lek për rritjen e pensioneve

Partia Demokratike vijon të denoncojë problematikat e projekt-buxhetit të vitit 2024 të paraqitur nga qeveria.

Në një prononcim për mediat, deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, ka thënë se për vitin 2024 nuk do të ketë asnjë rritje për pensionistët, ndërkohë që kjo qeveri u merr shqiptarëve miliona euro nga tatim taksat.

Më poshtë deklarata e plotë e deputetit të PD-së, Arbi Agalliu:

Pensionistët nuk do të kenë asnjë rritje të pensionit për vitin 2024.
Pamundësia e tyre për të blerë produktet bazë të jetesës do të rritet edhe më tepër.
Nëse do të marrim shembull vetëm një kavanoz me kos 250 gr nga 500 lekë që kushtonte para pak kohësh, sot kushton gati dyfish – 1000 lekë. Pra i thone 15.000 leke me shume ne muaj per te blere te 250 gram kos ne dite. 
Nderkohe qeveria per nje pension 100.000 leke, prej tetorit te ketij viti do te jap 8600 leke me shume per shkak te inflacionit. Pra kjo rritje nuk mbulon dot as shpenzimet per 250 gr kos ne dite.
Kjo qeveri e cila ju merr shqiptareve qindra miliona euro nga tatim taksat, e po kaq nga korrupsioni ne administraten publike, nuk gjen mundesi tju japi pensionisteve pergjat vitit 2024 asnjë lek më tepër, qoftë për të mbuluar së paku një tas kos.
Ky është buxheti i vitit 2024. Asnje lek me shume per pensionet. Ky është buxheti që e lë pensionistin në mjerim të plotë.”
Artikulli paraprakEMRAT-PROJEKTET/ Cilët janë INVESTITORËT e rinj STRATEGJIKË në Shqipëri, nga ndërtimi në Dajt dhe bregdet, te plantacionet me mollë dhe luleshtrydhe
Artikulli tjetërPse po nxiton Vuçiçi me zgjedhjet e parakohshme në Serbi?