Bujar Leskaj do të vazhojë të ushtrojë detyrën e kreut të KLSH

Bujar Leskaj do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), deri kur të zëvendësohet nga një drejtues i ri. Kreu i KLSH-së, pas përfundimit të mandatit të tij, ia kishte deleguar kompetencat zëvendëskryetares së këtij institucioni, Lindita Lati Milos.

Në vendimin e bërë publik ditën e sotme, Leskaj ka firmosur për heqjen e delegimit të kompetencave të tij tek zv.kryetarja Milo, e cila mësohet se është tërhequr për arsye personale nga ushtrimi i detyrës të kryetarit.

Sakaq, në vendimin e firmosur, Leskaj thekson se do të shërbejë në krye të KLSH-së deri në zëvendësimin e tij, me synim garantimin e vijueshmërisë së veprimtarisë së këtij organi të rëndësishëm.

Artikulli paraprakBasha: Nuk e dorëzojmë demokracinë, partnerët me sytë nga Shqipëria, nëse nuk tërhiqen…
Artikulli tjetërRaporti i ri nxin Ramën: Qytetet dhe portet kryesore që janë qendra prodhimi dhe trafikimi droge