Bujar Çela në dorë të SPAK, deputeti i PS do të hetohet për shkeljen e lejes së ndërtimit/ Ja çfarë pritet

SPAK rregjistroi çështjen ndaj deputetit socialist Bujar Çela për të cilin Prokuroria e Fierit e referoi për tre vepra penale dhe veprat e shkatërrimit të pronës nga pakujdesia, ndërtim të paligjshëm dhe shkelje të rregullave në punë me pasojë vdekjen e Roland Hoxhës dhe Elidion Hoxhës.

Përmes shortit është caktuar që shpërthimi në Lushnjë të hetohet nga prokurori antikorrupsion Sotir Kllapi.

SPAK ka administruar procesverbalë të shumtë të vendngjarjes.

Bëhet me dije se për objektin ku po punonte viktima, që po çmontonte disa profile duke përdorur bombola, është sekuestruar një leje ndërtimi datë 19 shtator 2023 dhënë deputetit, një procesverbal një ditë pas tragjedisë I IMTV Bashkia Lushnjë për prishjen e objektit që zotërohej nga Çela mbasi rezulton se janë kryer punime në shkelje të lejes.

Është administruar një procesverbal ku provohet se ndërtimi ishte pa leje.

SPAK do të presë stabilizimine gjendjes shendetësore të deputetit socialist dhe pas sekuetsrimit të shkresave, pritet ta marrë në pyetje.

Në fashikull tjetër është nën hetim ndaj zyrtarëve të pezulluar me vendim gjykate, mbasi dyshohen për shëprdorim detyre, mes tyre edhe kryeinspektori dhe inspektori i përgjithshëm i Bashkisë Lushnjë.

Artikulli paraprakKriza demografike prek arsimin dhe nivelin e mësuesve, 47% e tyre me njohuri të pamjaftueshme! Ja bashkitë ku mësimdhënësit janë më të përgatitur
Artikulli tjetërShqipëri, çdo muaj vritet një grua nga familjarët apo partneri