Budina: Rrënja e Teatrit është rrënja e demokracisë! Do ta mbrojmë me thonj e dhëmbë…

Edmond Budina, aktor dhe regjisor, pas 23 vitesh jete pune në Itali kthehet në Tiranë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar në protestën më jetëgjatë të 30 vjeçarit.

“Nuk jam larguar asnjëherë nga Shqipëria pavarësisht se kam qenë atje. Për Teatrin kam ardhur se aty kam lindur në njëfarë kuptimi, aty jam rritur. Është normale që të vi dhe luftoj. Nuk është e lehtë, e thjeshtë të marrësh një vendim të tillë. Por bindja që ne duhet të japim një shpresë. Shembja e Teatrit Kombëtar është një humbje e shpresës”, tha ai. Kauza është e mjaftueshme thotë regjisori në “Tempora”, që ai të merrte vendimin për kthim.

“Duke protestuar në Teatër ti pasurohesh në tërë kuptimin e fjalës. Gjen personazhe të çuditshëm. Ka personazhe që vinë aty dhe thonë një fjalë vetëm dhe ikin, ky është një personazh që nuk e gjen në asnjë vend tjetër. Apo i dehur që vjen dhe flet pafund, ky është personazh që nesër pasnesër të duhet. Jo vetëm protesta më ka pasuruar shumë, por edhe rasti i tërmetit. I kam shkelur me këmbë të gjitha vendet ku ka ndodhur tërmeti, kam çuar ndihma dhe kam parë realisht se çfarë është Shqipëria e vërtetë.

“Shqiptarët mund të kthehen dhe të protestojnë. Të njëjtën gjë ka bërë Avni Delvina, Genc Sejko. Është një mënyrë artistike për t’u kthyer për të protestuar në këtë vend. Rrënja e Tetarit Kombëtar është rrënja e demokracisë përfundimisht. Me dhëmbë, me thonj do ta mbajmë atë ndërtesë. Është çështja e shkatërrimit të demokracisë, vendosjes së diktaturës“, u shpreh Budina. /RTV Ora/

Teatri

teatri

Artikulli paraprakHaradinaj: Rama na ka bërë bllokadë, më dhimbsen shqiptarët e Shqipërisë!
Artikulli tjetër“Tërmet” në RTSH, zhduken të gjitha këngët e Festivalit 58