Bregu: Kandidova vetë në RCC, por kërkesa u bë nga Ministria e Jashtme

Majlinda Bregu ka reaguar pas lajmin në media se qeveria e Kryeministrit Rama e ka propozuar për postin e sekretarit të përgjithshëm të RCC. Ajo nuk e mohon lajmin por thotë se ka aplikuar vetë dhe këtë mundësi nuk ia ka dhënë qeveria. Po të lexohet saktë nën rreshta, Bregu pranon se rekomandimi përcillet nga ministria e Jashtme e drejtuar nga Ditmir Bushati.

Reagimi i plotë i Bregut në facebook

Po lexoj nje lajm qe paska marre- dhene per aplikimin tim per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem, te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal .

E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim per kete pozicion. I cili eshte i pari i ketij niveli qe nese do ta fitoj, i jepet nje shqiptari.
E dyta! Nuk eshte pozicion qe varet nga qeveria shqiptare dhe per rrjedhoje nuk mund te ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet te percillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme siç ndodh me çdo kanditat nga vendet e tjera qe kane aplikuar.

Zgjedhja e Sekretarit te Pergjithshem eshte nje proces i gjate perzgjedhje, votimesh ne disa nivele nga te gjitha vendet e Evropes Juglindore dhe ku Komisioni Europian eshte partneri i tij kryesor. Sigurisht qe nuk i kushton asnje lek taksapaguesve shqiptare.

E fundit! Nese do ta fitoj kete pozicion, do te jete nje nder per mua, Shqiperine dhe Shqiptaret kudo ne rajon.

Artikulli paraprakVota kundër SHBA, Trump: Identifikuam kundërshtarët
Artikulli tjetërAmbasadori Lu kërkon të qëndrojë në Shqipëri: Do kërkoj një mundësi tjetër bashkë me familjen këtu