Braçe i kërcënoi me burg, investitorët i përgjigjen: Je diletant, s’di ku jeton…

Skënder Pashaj, investitor në biznesin fason në një lidhje me skype në Fax News, ka kërkuar që të ketë një takim urgjent me qeverinë dhe ekspertë të ekonomisë, për të gjetur një zgjidhje për situatën në të cilën gjenden sot bizneset. Pashaj tha se i vetë ka të punësuar 1800 persona, dhe nuk mund të marrë borxh për të shlyer pagat, pasi kjo do të sillte rrënimin e biznesit.

Sipas investitorit, një problem edhe më i madh është anulimi i porosive, çka bën që malli të mbetet stok, dhe të mos ketë eksportime drejt Italisë dhe Francës. Pashaj iu përgjigj edhe Braçes, që kërcënoi me burg, biznesmenët që pushojnë qytetarë nga puna, që sipas tij është një diletant, dhe flet jashtë realitetit.

“Unë jam këtu per të thënë që është momenti që të ulen të gjitha aktorët, sipërmarrësit e të gjithë sektorëve, qeveria, për të nxjerrë një paketë masash. Humbjet nuk janë faktor për momentin, ndërmarrja ime ka dorëzuar produktin dhe nuk dihet se kur do të merren paratë, dhe ka një magazinë plot, që nuk dihet nëse do më tërhiqet malli.

Përgjigja ime për zv.kryeministrin që flet si delitant, është që nuk merrem me deklarata të papërgjgjshme, nuk di te ku jeton, problemi im është që duhet të shpëtoj 1800 vende pune. Unë bej pjesë në shoqatën e prodhuesve të Shqipërisë dhe kemi kërkuar të diskutojmë me zonjën Denaj dhe zotin Ahmetaj, duhet të jenë gjithë aktorët ekonomikë, edhe ju si media bëjeni këtë apel.

Nuk është thjeshrt halli me u dhënë lekët punonjësve, nëse zvkryeministri thotë që unë tyë shkoj në burg, le të shkoj, por nuk është kjo zgjidhja. Duhet të ulen njerëzit e urtë të ekonomisë, siç po ndodh në çdo vend të botës.

Po iu bëj një përshkrim të gjendjes së biznesit tim, deri para 10 ditesh ndihesha shumë i sigurt, ama kam një javë që po më anulohen porositë për dimrin që vjen, plus që jam në ankth për shlyerjen e pagesave nga blerësit e mallit tim, unë që flas tani jam i ekspozuar që të humbas 3 milione euro. Nuk është aspak mirë që të shohësh biznesin tënd që të tkurret, nuk merret borxh për pagat e punëtorëve. Në ditët që ne do marrim borxh pr të shlyer pagat, atëherë biznesi ka mbaruar. Borxh merret për investime dhe për likujditete, pjesa tjetër pastaj të çon në rrënim”, u shpreh Pashaj.

oo

Artikulli paraprakKëngëtari i njohur tregon si humbi jetën nga Covid-19 miku i tij në Amerikë
Artikulli tjetërVendimi skandaloz i të sëmurit të Surrelit: “Mos paguani qeratë”. Fut në sherr qiramarrësit me qiradhenësit