Braçe e pranon: Janë vjedhur 1 miliardë lekë në doganën e Durrësit, por nuk i çon për hetim

Ditën e sotme rreth 380 fotca të policisë bashkë me autoritetet përkatëse shtetyërore kanë kryert një aksion të kuduar si “Port i Pastër” në Doganën e Durrësit dhe burime bëjnë me dije se ka qenë I pranishëm edhe zv/kryeministri, Erion Braçe.

Burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se Braçe ka ushtruar presion për katër ditë me radhë ndaj doganierëve, duke vëzhguar nga afër operacionin ndërsa iu ka thënë se janë vjedhur 1 miliard lekë.

Ndërsa kontrollet vijonin në çdo centimetër të Doganës, nëpër zyra e sirtare, doganierët janë përgjigjur se situate paraqitet e tillë pasi siç mund ta shikonte edhe vetë zv/kryeministri nuk kishte lëvizje “janë bosh”.

Braçe: Janë vjedhur 1 miliardë lekë, do të lini pleqtë pa pensione

Doganierët: Ju e shikoni vetë, doganat janë bosh, kaq sa janë deklaruar arkëtohen. Ku ti gjejmë lekët, kaq praktika kemi në dispozicion?!

Ndërsa burimet bëjënë me dije se përgjatë katër ditëve me radhë, Erion Braçe ka qenë i pranishëm gjatë kontrolleve të çdo dokumenti dhe sirrtari për të gjetur shkelje.

Një operacion i koduar si “Port i Pastër” ka nxjerr në terren për të ushtruar kontrolle plot 380 forca policore të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e 23 personave.

Sipas njoftimi të Policisë, u kontrolluan 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë

 

Artikulli paraprakKlopp: Fatkeqësisht, muskujt “po i kushtojnë” Shaqirit
Artikulli tjetërBetonizimi i Tiranës, KKT jep leje për kulla të reja tek “Mine Peza” dhe “Rruga e Elbasanit”